Virgjëresha, parashikimi i muajit Shkurt 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Virgjërëshë, Hënën në shenjën e Virgjëreshës, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Virgjëreshës. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Virgjëresha ashtu si çdoi shenjë tjetër, përfaqëson një fushë jete në astrologji. Në bazë të rradhës së shenjave astrologjike ku Dashi është i pari dhe ju jeni shenja e gjashtë, Virgjëresha drejton fushën e gjashtë të jetës. zinxhiri është i këtillë, Mërkuri ju drejton ndërsa ju drejtoni fushën e gjashtë. Megjithatë që të jeni të qartë, Mërkuri nuk ju përfaqëson ju dhe as ju nuk përfaqësoni fushën e gjashtë të jetës. fusha që ju drejtoni gjithsesi është një prej tre fushave që unë dhe astrologë të tjerë nuk e kemi fort simpati sepse është një fushë që lidhet me pengesat, kundërshtarët apo armiqtë, me sëmundjet, me divorcet dhe në njëfarë mënyre, me thikat pas shpine, pra tradhëtitë. Muaji Shkurt në pjesën e tij më të madhe i përket këtyre gjërave për ju, bazuar këtu, dhe kur them këtu e kam fjalën për këtë paragraf, vetëm tek lëvizja apo tranzita e Diellit. Dielli dhe Mërkuri këtë muaj (Dielli deri më datë 18 dhe Mërkuri deri në datë 25 Shkurt) i përkasin shenjës së Ujorit. Nuk mund t’ju them se ndryshimet në këto gjëra që ju përmenda që përfaqëson fusha e gjashtë janë të pandjeshme apo neutrale, e vetmja gjë që mund t’ju them është se do keni transformime në këto fusha. Ndërkohë që Dielli është një planet malefik apo keqbërës, Mërkrui është neutral dhe ndryshon natyrë apo sjellje në bazë të natyrës së planetit me të cilin lidhet, por ky bashkim planetar ndodh për të gjitha shenjat, diferencën e bën fusha e jetës që prek çdo shenjë. Nëse keni patur një problem shëndetësor, mund të dalë në pah zgjidhja. Nëse nuk eni patur asnjë problem, bëni mirë të bëni një vizitë tek mjeku për tu kontrolluar. Përsa i përket kundërshtarëve, mos jepni informacion vërdallë as për veten tuaj dhe as për të tjerët, sepse, jo domosdoshmërisht një njeri i keq mund t’ju bëjë dëm, por tregohuni të rezervuar, sidomos nëse doni që të veproni prapa shpinës së dikujt – nuk sjell kurrë asgjë të mirë. Kështu që mos ta bëni veten që t’ju ndodhë diçka e tillë.

Ka më shumë mundësi që të dalloni cilat kontrata apo bashkëpunime nuk funksionojnë dhe kontratat mund të jenë ato të biznesit, edhe nëse s’janë ligjore por janë prap tek bashkëpunimet, si dhe martesat. Kush ka një lidhje të mirë e të konsoliduar shpirtërisht, nuk ka arsye për tu trembur sepse planetet janë ndikime apo sfidime, nuk janë përcaktues, por prap duhet të njihemi me ndikimet e tyre, ndërsa kush nuk e ka patur martesën në terezi, duhet të tregojë kujdes. Asnjëherë një ndarje apo divorc (sidomos kur ka dhe njerëz të tjerë në mes) nuk është diçka e bukur, por mos harroni se nëse je astrolog beson tek kismet dhe beson se ekzisotn një plan më i mirë për ne (agfatgjatë) se ai që mendojmë ne se do ndodhë në favorin tonë.

Një lajm i rëndësishëm për tu ndarë është fillimi i zmbrapsjes së planetit të madh Jupìterit, në shenjën e Peshores, zmbrapsje e gjatë kjo që zgjat deri në 2 Qershor. Kjo do të thotë se duhet të tregoni kujdes me shpenzimet, me kursimet tuaja. Nëse ndjeni se duhet të shpenzoni jo për dëshirë, por për nevojë, është tjetër gjë, por më e mira, edhe nëse të ardhurat tuaja janë të rehatshme le të themi, është që të mos merrni vendime të rëndësishme që prekin kursimet tuaja sidomos. Lërini kurismet tuaja rehat. Ideja është vetëm që të mos merrni vendime të rëndësishme, të reja, brenda kësaj periudhe, sepse, jo vetëm ju por edhe shenjat e tjera, përgjithësisht nuk janë të favorizuara në ndryshime të mëdha. Ky është një muaj i rëndësishëm për të bërë parashikim mujor sepse ndryshimi i lëvizjes së Jupiterit është një lajmërim për tu ndarë me të gjithë. Nëse doni të bëni një shpenzim apo investim që e keni menduar më parë, vazhdoni të lirë, por vendimet që mund t’ju vijnë në kokë brenda kësaj periudhe, rishikojini me kujdes.

Nga ora 2 e drekës e datës 11 dhe deri në fillim të datës 13 Shkurt, Hëna do jetë në shenjën tuaj. Kjo do ju bëjë shumë emocionalë dhe janë ditë ku telefoni juaj bie më shumë. Përpiquni që ta shfrytëoni në vend që ta shikoni si pengesë apo bezdi, sepse ndryshimi i qëndrimit në jetë është vërtetë gjithçka që na duhet kur nuk jemi në një vend të rehatshëm.

Muaji ndryshon shumë për ju nga data 19 Mars (orët e fundit të datës 18 në fakt) sepse energjia e Diellit do rrezatojë dashuri për shenjën tuaj. Beqarë ose jo, ka më shumë mundësi që të gjeni dikë. Nëse situata e një partneriteti të mundshëm ishte e trazuar por me një shpresë sado të vogël për të ardhmen, kompromisi dhe bashkëpunimi do rriten. Vullneti i mirë shpëton çdo marrëdhënie.

 

Nëse doni shpjegimin dhe parashikimin tuaj individual astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope apo Esmeralda P.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.