Virgjëresha, parashikim i mesit të dytë të muajit Korrik

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Virgjërëshë, Hënën në shenjën e Virgjëreshës, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten dhe Afërditën në shenjën e Virgjëreshës. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Duket se këto dy javë të fundit të muajit Korrik e shtyjnë Virgjëreshën të bëjë lojra, edhe pse jo me qëllim. Po merreni me një njeri që ka ujë në hartën e tij (shenjat e ujit janë Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit) dhe nuk është pozitiv, është njeri manipulues i cili ndoshta nuk do që të heqë dorë prej jush. Jeni në një periudhë ku vetëbesimi juaj është shumë i lëkundur, nuk keni shumë besim tek vetja dhe për këtë arsye po tërhiqeni në një situatë të palumtur. Ju është bërë një ofertë dashurie dhe ju nuk po ecni përpara me këtë të fundit, nuk po bëni ndonjë veprim. Ndoshta jeni ju ai që do një mundësi të dytë, dhe nuk po ju jepet një e tillë. Megjithatë, me më shumë mundësi, jeni ju që vetëm refuzoni.

Dikush se ju ose njeriu tjetër, e ndjen veten shumë lart dhe nuk do që ta pranojë këtë ofertë, pra është cështje egoje.

Komunikimi me një person tjetër është shumë aktiv, është një periudhë ku nuk hezitoni të ndani mendimet tuaja dhe flisni shumë fjalë por ngaqe e ndjeni se gjërat nuk janë të balancuara, ndjeni një pengesë gjatë gjithë kohës. Ndjeheni sikur dikush do ju regfuzojë ose njeriu tjetër do ju refuzojë. Gjithsesi, do dilni nga një konflikt ku jeni të përfshirë dhe gjthashtu do dilni nga një situatë shumë e hidhur ose helmuese për veten.

Ka shumë mundësi që të vendosni ta lini situatën ku jeni tani sepse është e qartë se nuk ka qëndrueshmëri. Nëse keni pritur të dëgjoni të vërtetën, e vërteta do ju vijë.

Ka ardhur momenti që të merreni me dikë tjetër, të nisni një rrugë të re. një gjë për të cilën keni pritur të rregullohet, tani do e lini pas sepse nuk po merrnit atë që donit. Do mbyllni kapitullin me dikë, e keni vëzhguar mirë situatën, dhe vendimi që do merrni është i bazuar në zhgënjimin prej situatës. Megjithatë kini parasysh se e gjithë kjo (jeta) është një udhëtim dhe cdo gjë ndodh për një arsye.

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të shkruani për të bërë porosinë tuaj tek Harta Astrologjike 

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.