Ujori, parashikimi i muajit Shkurt 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Ujor, Hënën në shenjën e Ujorit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Ujorit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Ky është muaji juaj dhe nuk e them në kuptimin që, është muaji më favorizues, por e them se vërtetë ju përket pjesa më e madhe e muajit duke qënë se Dielli, mbreti i trupave qiellorë që ndikojnë jetën tonë, është në shenjën tuaj deri më datë 18. Vëmendja është e madhe mbi ju, në punë kërkohet më shumë prej jush, në shkollë bashkëmoshatarët tuaj kërkojnë më shumë prej kohës suaj, në familje gjithashtu e njëjta gjë. Është një periudhë ku ju prisni të merrni prej të tjerëve gjithsesi. “Unë, unë, unë” – kjo është sjellja e përgjithshme kur është periudha e ditëlindjes së shenjës suaj. Tani Ujori këtë natyrë nuk e ka të vetën, por ka sukses kur vepron kështu. Zakonsiht jeni natyrë e tërhequr, por këtë periudhë duhet ta shfrytëzoni për të marrë vlerësimin që ju takon prej të tjerëve për punën tuaj, personalitetin tuaj dhe shumë gjërash të mira që sillni me vete. Sjellja juaj është shumë e ngrohtë gjatë kësaj periudhe. Dielli ju fokuson tek imazhi që keni për veten, tek pamja juaj. Doni të investoni më shumë tek paraqitja juaj dhe mirë bëni. Keni periudhën e ditëlindjes suaj dhe njerëzit mund t’ju bëjnë dhurata.

Një lajm i rëndësishëm për tu ndarë është fillimi i zmbrapsjes së planetit të madh Jupìterit, në shenjën e Peshores, zmbrapsje e gjatë kjo që zgjat deri në Qershor. Kjo do të thotë se duhet të rishikoni pak planet tuaja që do bëni gjatë kësaj periudhe (jo ato që keni bërë tashmë), për të udhëtuar. Do jetë shumë e rëndësishme që të qëndroni me planet e tashme mbi lëvizjet në vende të tjera, ose me qëndrimin brenda vendit (varet si e keni menduar që tani). Ideja është vetëm që të mos merrni vendime të rëndësishme, të reja, brenda kësaj periudhe, sepse, jo vetëm ju por edhe shenjat e tjera, përgjithësisht nuk janë të favorizuara në ndryshime të mëdha. Ky është një muaj i rëndësishëm për të bërë parashikim mujor sepse ndryshimi i lëvizjes së Jupiterit është një lajmërim për tu ndarë me të gjithë.

Në datën 7 Shkurt Mërkuri vjen në shenjën e Ujorit, dhe këtu filloni të ndjeni se si ju shkëputen këmbët prej tokës dhe mendja juaj fluturon kuturu. Mërkuri në shenjën tuaj ju shtyn që të tregoheni të veçantë, ndoshta dhe gjenialë, të paktën për pak kohë. Kur planeti që përfaqëson inteligjencën, takohet me shenjën që lidhet me shpikjet, energjia që na ndikon është e tillë që na jep ide që kanë një shkëlqim të bukur brenda. Mendimet tuaja janë me shumë vlerë gjatë kësaj periudhe dhe duhet vërtetë ta dëgjoni ç’ju thotë mendja. Mos i mbani brenda vetes. Mos u shkurajoni vetëm sepse dikush nuk ju kupton. Presim vërtetë shumë prej jush sepse kjo është koha juaj për të shkëlqyer. Kini parasysh se kjo kohë nuk zgjat shumë, në fakt e keni Mërkurin përkrah deri në datën 25 Shkurt, kështu që ju sugjeroj t’i jepni forca.

Hëna e plotë e datës 11 Shkurt në shenjën e Luanit, finalizon një çeshtje dashurie. Ndoshta do propozoni martesë, ndoshta do ju propozohet. Kush është beqar dhe s’do të jetë më, duhet ta gjejë dikë brenda kësaj date, ose të vendosë që të pranojë dikë brenda kësaj date. Atëhere, të gjitha çeshtjet ose situatat e mundshme të dashurisë, konsolidohen brenda kësaj periudhe.

Dielli do vijë në shenjën e Peshqve në datën 18 Shkurt në orën 23:13, pra do largohet nga shenja juaj. Do përfundojë cikli i ditëlindjeve të Ujorëve dhe do fillojë cikli i ditëlindjeve të Peshqve. Kjo do ndryshojë fokusin tuaj nga vetja, tek aftësia juaj për të kursyer. Do keni dëshirë të nisni me llogaritë se si të rrisni nivelin e kursimeve.

aquarius moonNë datë 23, 24 dhe 25 Shkurt, Hëna do jetë në shenjën tuaj. Jemi të sigurt që do ia dilni shumë mirë që të bëni maksimumin gjatë kësaj periudhe ku ju favorizohet vëmendja mbi ju. Suksese!

 

Nëse doni shpjegimin dhe parashikimin tuaj individual astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope apo Esmeralda P.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.