Ujori, parashikimi i muajit Dhjetor 2016

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Ujor, Hënën në shenjën e Ujorit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Ujorit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Dhjetori nuk është muaji juaj por është muaji i asaj që ju përfaqësoni. Çdo shenjë në horoskop përfaqëson një fushë jete, ose më saktë, drejton një fushë jete; pra janë dymbëdhjetë fusha jete dhe ju, si shenja e njëmbëdhjetë, përfaqësoni fushën e njëmbëdhjetë. Fusha e njëmbëdhjetë është një nga fushat më të mira të jetës sepse lidhet me fitimin e drejtpërdrejtë, me të ardhurat. Dielli i cili është shpirti, po digjet në fushën e të ardhurave për Ujorin. Kjo do të thotë se jeni të favorizuar për të fituar më shumë. Jo domosdishmërisht të krijoni kursime por pa dyshim që keni më shumë para. Energjia është e tillë që nuk ju shtyn që të kurseni, pavarësisht se mund të keni dëshirë të këshilloni të tjerët për ta bërë këtë gjë, por vetë doni të gëzoni shtimin e të ardhurave.

Në datat 4 dhe 5 Hëna do jetë në shënjën tuaj

Ditë të mira për ju, ku keni mundësi për tu zbavitur dhe për tu marrë me financat janë datat 6 dhe 7.

Më datën 7 Dhjetor planeti i dashurisë Afërdita do hyjë në shenjën tuaj. Kur planeti i dashurisë vjen në shenjën tuaj, jeni shumë më sharmantë, karizmatikë. Nëse ndodheni larg prej njeriut të zemrës dhe doni që ai ose ajo të vijë pranë jush, keni më shumë mundësi që t’ju realizohet dëshira. Keni shumë mbështetje në dashuri dhe gjithashtu, në dashurinë për veten. Në momentin që kujdeseni për trupin tregoni dashuri për shtëpinë ku qëndron shpirti juaj dhe përmirësoheni. Është një periudhë për ta parë veten dhe garderobën me sy kritik. Është lajm i mirë që Afërdita është në shenjën tuaj gjatë kësaj periudhe që edhe të ardhurat tuaja favorizohen. Nëse merreni me shitje, ia dilni më mirë se të tjerët dhe jeni për tu marrë shembull.

Datat 11, 12 dhe 14 janë ditë të shkëlqyera për të shfrytëzuar një mundësi të re; në karrierë ose në dashuri. Janë ditë shumë të ëmbla për ju sepse planeti juaj drejtues do jetë në një moment shumë të mirë, dhe këtë energji j’ua përcjell dhe ju.

night sky moonHëna e plotë e datës 13 Dhjetor tregon se do përfundoni një çeshtje që lidhet me marrëdhënien tuaj me babain, me studimin e një lënde, me vendimin për një udhëtim të ardhshëm. Nëse merrni një vendim për të udhëtuar brenda kësaj date, mendoj se është një këshillë e mirë për tu marrë parasysh.

Kini parasysh që, në thelb, qëllimi i parashikimit të muajit është që të theksohen ditët më të rëndësishme për të cilat të përgatiteni paraprakisht kur lexoni.

Mërkuri zmbrapset më datën 19 Dhjetor në shenjën e Bricjapit duke filluar kështu periudhën për të cilën unë jap të njëjtën këshillë. Kjo këshillë vlen për të gjithë njerëzit pavarësisht shenjës së tyre. Megjithëse 8 Janari është data kur përfundon zmbrapsja zyrtare e Mërkurit, për shkak se është planet mjaft pranë Tokës, ndikimi i tij ndjehet edhe rreth 1 javë pasi drejtohet. Në këtë periudhë ju sugjerohet që të mos bëni blerje të pajisjeve elektronike, sepse mund të mbeteni të pakënaqur me pajisjen, mund të shikoni se mund të kishit bërë një zgjedhje më të mirë e të tilla pakënaqësira të ngjashme. Rishikojini trefish gjatë kësaj periudhe projektet tuaja të punës përpara se t’i dorëzoni. Mërkuri i zmbrapsur mjegullon detajet dhe krijon peripeci të bezdisshme për të gjithë, për të gjitha shenjat. Shërbimi postar për shembull këtë e ndjen shumë sepse Mërkuri njihet si shpërndarësi i lajmit, lajmëtari i mbretit. Komunikimi me njerëzit më mirë të reduktohet gjithashtu. Shumë prej njerëzve mbyll llogaritë e tyre sociale gjatë këtij muaji, qëkurse ka filluar të ndjehet ndikimi i Mërkurit. Edhe pasi zmbraspsja të përfundojë, prisni edhe rreth një javë më pas për të vepruar në fushat që Mërkuri ka prekur.

15310497_10207806495179755_82483561_nData 19 Dhjetor ka edhe një tjetër ngjarje kozmike; Marsi hyn në shenjën e Peshqve dhe ju filloni të mendoni për të kursyer. Kjo është një tjetër përzierje shumë fatlume energjish sepse dëshira për të kursyer ju favorizohet në të njëjtën periudhë kur edhe nuk ju sugjerohet të bëni blerje.

Ky muaj nuk duket se ka një ditë fantastike për dashurinë. Megjithatë, datat 11, 14 dhe 25 kanë pak shije romantike për ju. Po ju jeni sharmantë gjithsesi. Njerëzit ju duan.

Dielli ndryshon shenjë nga Shigjetari në shenjën e Bricjapit më datë 22 Dhjetor, duke filluar kështu periudhën e ditëlindjeve të njerëzve me shenjën e Bricjapit. Kjo për ju është periudhë për t’i dhënë kohës vetes. Partneri ose partnerja që ju ka pranë, do e ndjejë veten pak më të larguar prej jush ndoshta, dhe s’do jetë i vetmi njeri. Në përgjithësi do ndjeheni të pushtuar nga dëshira për izolim dhe ripërtëritje shpirtërore. Është shumë e rëndësishme që t’ia jepni këtë kohë vetes, e cila vazhdon edhe në Janar të 2017. Ju nuk e keni të vështirë ta bëni këtë gjë.

Pra nuk ka një ditë të jashtëzakonshme por edhe ditë stresuese nuk ka shumë. Në të gjithë muajin, e vetmja datë që është për tu përgatitur, ose për të mos marrë përgjegjësi përsipër në këtë datë por më parë ose më vonë, është data 26 Dhjetor.

Në datën 28 gjithashtu Urani, planeti juaj drejtues, është në një përleshje të vogël me planete të tjerë por, keni mbështetje nga njerëzit që ju duan e që duan t’ju falin kohën e tyre. Shoqëria, partneri, familja janë të gatshëm për ju.

aquarius moonNë natën e ndërrimit të viteve, Hëna do jetë në shenjën tuaj dhe do keni shumë vëmëndje. Mund të jeni personi që merr më shumë dhurata në rrethin tuaj. Do jetë vërtetë fat të jesh Ujori në këtë fundvit!


Nëse doni shpjegimin dhe parashikimin tuaj individual astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope apo Esmeralda P.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.

LoGo