Shigjetari, parashikimi i muajit Shkurt 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Shigjetar, Hënën në shenjën e Shigjetarit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Shigjetarit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Kjo është një periudhë për tu afruar më shumë me miqtë dhe njerëzit që vërtetë doni të keni pranë. Dëshira është që të tregoheni pak më të shpenguar se zakonsiht, më fëmijëror ose adoleshentor, por pa ndonjë dëm, të paktën jo domosdoshmërisht. Është e rëndësishme që të kuptoni rëndësinë e ndjekjes së zemrës dhe kjo energji e Diellit në Ujor, sepse jemi në peruidhën e ditëlindjeve të Ujorit, fokusohet që t’jua mësojë këtë gjë.

Mund të dalloheni edhe në mes të mjegullës si një person që po kërkon për më shumë zbavitje këtë muaj, me më shumë pasion dhe këmgënbulje. Gjithashtu njerëzit që takoni gjatë kësaj periudhe, janë të tillë; pasionantë dhe zbavitës. Mund të mësoni shumë prej miqve tuaj që kanë një sjellje ndryshe prej jush, dhe s’do pendoheni nëse silleni si ata gjithashtu, madje mund të keni ndërmend që të riktheni edhe flakëra të vjetra dashurie me një njeri të zemrës.

Në punë gjithsesi jeni më të ngarkuar, keni më shumë punë më duart tuaja, me të shkruajturën. Janë ditë shumë të ngarkuara këto deri më datë 18. Përpiquni që të mos bëni vetëm mbledhje idesh dhe projektesh, por të gjeni një mbështetje prej dikujt tjetër, i cili mund t’ju ndihmojë të analizoni situatën dhe të organizoheni.

Një lajm i rëndësishëm për tu ndarë është fillimi i zmbrapsjes së planetit të madh Jupìterit i cili është planeti juaj drejtues. Jupiteri do zmbrapset në shenjën e Peshores duke filluar nga data 6 Shkurt dhe kjo zmbrapsje do zgjasë deri në muajin Qershor 2017. Kjo do të thotë se duhet të rishikoni rrugën nëpërmjet të cilës fitoni të ardhura, do ketë ndryshime në rrethin tuaj profesional dhe në rrethin tuaj shoqëror gjithashtu. Nëse këto ndryshime janë të tilla që ju ndodhin ju, pra nuk janë në dorën tuaj, janë për më të mirën tuaj, ndërsa vetë nuk duhet të vendosni. Ideja është vetëm që të mos merrni vendime të rëndësishme, të reja, brenda kësaj periudhe, sepse, jo vetëm ju por edhe shenjat e tjera, përgjithësisht nuk janë të favorizuara në ndryshime të mëdha. Ky është një muaj i rëndësishëm për të bërë parashikim mujor sepse ndryshimi i lëvizjes së Jupiterit është një lajmërim për tu ndarë me të gjithë. Do rishikoni ambiciet tuaja për të patur shtëpi, bashkëshort ose bashkëshorte, fëmijë dhe për të parë se çfarë mund të bëni më ndryshe lidhur me marrëdhënien tuaj me motrat ose vëllezërit tuaj.

Në datat 18, 19 dhe 20 Shkurt Hëna do jetë në shenjën tuaj dhe këto janë ditë të mira për të vendosur apo programuar një fushatë marketingu për shembull, për biznesin tuaj, për të ftuar nejrëz që vërtetë ju ngjallin besim dhe dashuri përkrah, llojin e njerëzve të cilëve mund t’i dërgoni mesazhe zbavitëse edhe kur keni shumë kohë pa folur sepse e dini që ju mirëkuptojnë dhe i keni përkrah. Është një periudhë që vërtetë ju ndihmon të kuptoni se është shumë e rëndësishme pjesëmarrja në aktivitete sociale dhe gjithashtu sjellja sociale nga ana juaj. Po! Sa më shoqërorë dhe të gatshëm për të dëgjuar edhe muhabete jo aq filozofike apo të rëndësishme, të gjithë kemi nevojë për pak gjëra që në dukje duken pa shumë vlerë, por na relaksojnë.

Kur shenja e Peshqve të aktivizohet prej Diellit nga data 18 Shkurt e tutje, do jetë shumë e rëndësishme që të përqëndroheni tek njerëzit e familjes, tek të afërmit, tek komshinjtë dhe shtëpia juaj. Gëzimi juaj do vijë prej pjesëmarrjes për pazarin e shtëpisë, për të përmirësuar dekorin e shtëpisë, për të mbajtur gjërat në rregull dhe të pastra, për të gatuar dhe për t’i qëndruar pranë mamasë ose një figure tjetër mëmësore për ju, një femër që është më e rritur se ju dhe tek e cila gjeni frymëzim dhe mbështetje.

Saturni vazhdon të jetë në shenjën tuaj dhe besoj se pas pothuajse dy vitesh që qëndron në shenjën tuaj, fiziku juaj duhet të ketë ardhur tashmë më një formë më të mirë. Keni kohë deri në fund të vitit për të bërë akoma më mirë.

Nëse doni shpjegimin dhe parashikimin tuaj individual astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope apo Esmeralda P.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.

No Comments Yet

Comments are closed