Peshqit, parashikimi i muajit Shkurt 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshqit, Hënën në shenjën e Peshqve, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Peshqve. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Kur një planet qëndron në shenjën e Ujorit, ai planet aktivizon (për ju si shenja e Peshqve) fushën tuaj të jetës, dhe kjo është situata e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Ujorit. Kjo është një periudhë që, deri më datë 18 Shkurt, ju gjen më të izoluar, më të pavarur apo të shkëputur prej të tjerëve. Sigurisht që në bazë të mënyrës se s ii trajtoni nejrëzit, ata do jenë të shumtë ose të paktë në jetën tuaj, dhe do ju mbështesin ose jo. Ju sugjeroj që të mos merrni vendime për shpenzime të momentit (e kam fjalën për veshje ose çdo gjë që nuk përfshin shpenzime për udhëtim) që të mos pendoheni mëvonë, më mirë prisni deri në datën kur Dielli të vijë në shenjën tuaj. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe mund të shpenzoni për të udhëtuar, larg, dhe nëse nuk mund të shpenzoni për të ikur larg, të paktën qëndroni gjatë vetëm, pa u ndjerë të vetmuar, thjesht vetëm. Të gjithë kemi nevojë për kohën ku i përkushtohemi vetes, pa e vrarë mendjen nëse dikujt i pëlqen ose jo. Pra është periudha juaj për ta vënë veten në plan të parë.

Nga data 18 Shkurt ora 23:13, Dielli do vijë në shenjën tuaj. Unë nuk mund të bëj një parashikim për Peshqit, pa folur pak për natyrën tuaj. Peshqit është një shenjë uji, sigurisht, dhe e ndryshueshme. Kur them e ndryshueshme, së pari kjo ndodh sepse, bazuar nga shenja e Diellit, ju keni lindur në periudhën ku stinët po ndrroheshin, po shkonim nga dimri në pranverë dhe shenjat si ju (BInajkët, Virgjëresha dhe Shigjetari) janë shenja, jo domosdoshmërisht të pavendosura, por me qëndrime që ndryshojnë shumë mbi çeshtje të ndryshme, madje edhe në marrëdhënien me njerëzit. Binjakët në fakt këtë e kanë pak të egzagjeruar, njerëzit pranë njerëzve të shenjës së Brinjakëve nuk janë të qartë nëse duhen prej tyre, apo përbuzen. Nejse. Ju jeninjë shenjë uji pa formë, e që megjithatë thith apo kupton shumë gjëra. Dhe Dielli do vijë në shenjën tuaj.

Ashtu si me shenjat e tjera të ujit, kur Dielli vjen në shenjën e Peshqve, rritet tendenca për të kuptuar njerëzit përreth nesh. Jo vetëm që kuptojmë se si ndjehen, por dhe fillojmë të ndjejmë ashtu siç të tjerët ndihen. Ja pse Peshqit lidhet me dhembshurinë. Gjithashtu kjo mund të jetë një periudhe kur ndjehet një peshë e rëndë, sepse jo vetëm që humbasim veten gjatë proçesit, por duam edhe t’i zgjidhim problemet. Tendenca e njerëzve është që të marrin tepër përgjegjësi mbi supe tani, dhe çdo gjë që është e tepërt, të dëmton. Është shumë e rëndësishme që të gjeni kohë për veten, të rikarikoni bateritë tuaja, në mënyrë që të gjeni veten. Shenja juaj ka një ego shumë të hollë, shumë të ndjeshme. Sigurisht që ankohemi për njerëzit të cilët kanë shumë ego (egoist, egocentric, etj) por egoja është e rëndësishme për të mbrojtur shpirtin tonë. Të gjithë njerëzit janë të ndjeshëm, të gjithë kanë një shpirt të ndjeshëm por është trashësia e egos ajo që ndryshon sjelljen e nejrëzve, dikush më i dashur e dikush më moskokëçarës. Shenja juaj ka një ego delikate, dhe prandaj shpirti juaj është lehtësisht i prekshëm. Kur vëmendja qiellore vjen mbi ju, duhet të keni parasysh se shenja juaj përmbushet duke udhëtuar, sa më larg, dhe sa më gjatë, aq më mirë. Nëse nuk jeni të shqetësuar për fitime financiare, për tu bërë të pasur e kam fjalën, se fitimet financiare i duhen të gjithëve, atëhere investoni në shpirtin tuaj duke udhëtuar. Duhet të gjeni mundësinë për ta bërë këtë gjë, kjo është këshilla më e mirë që mund të ndiqni këtë muaj. Edhe nëse keni bërë plane për të udhëtuar nga fundi i Marsit e tutje, në fakt periudha më e nevojshme për ju për ta gjetur veten duke udhëtuar është brenda datës 20 Mars, pra nga data që ju fillon Dielli në shenjën tuaj, deri në datën 20. Planifikoni diçka brenda kësaj periudhe.  

Një lajm i rëndësishëm për tu ndarë është fillimi i zmbrapsjes së planetit të madh Jupìterit, në shenjën e Peshores, zmbrapsje e gjatë kjo që zgjat deri në 2 Qershor. Kjo do të thotë se duhet të përfundoni një kërkim mbi një sekret, mund të merreni më shumë me talentet tuaja të fshehta, ka më shumë paparashikueshmëri në jetën tuaj dhe më këtë dua të them që vijnë më shumë ngjarje të papritura në jetën tuaj (mirë ose keq). Kujdes me vendimet që merrni mbi gjërat që zotëron së bashku me partnerin ose partneren tënde. Ideja është vetëm që të mos merrni vendime të rëndësishme, të reja, brenda kësaj periudhe, sepse, jo vetëm ju por edhe shenjat e tjera, përgjithësisht nuk janë të favorizuara në ndryshime të mëdha. Ky është një muaj i rëndësishëm për të bërë parashikim mujor sepse ndryshimi i lëvizjes së Jupiterit është një lajmërim për tu ndarë me të gjithë.

Më datë 25 Shkurt Mërkuri do vijë në shenjën tuaj dhe kur kjo gjë ndodh, metadata tradicionale të marrjes së vendimeve, hidhen në kosh. Në shenjën e Peshqve në fakt Mërkuri nuk ndjehet rehat, sepse ndërkohë që Mërkrui lidhet me inteligjencën, analizën, logjikën, llogaritë, e kështu me rradhë, energjia e Peshqve ka të bëjë me një fushë komplet tjetër, që as në tokë nuk gjendet tamam sepsee nuk është fizike, fusha e Peshqve lidhet me fantazinë, imagjinatën dhe ëndrrat. Sigurisht që ky është një boost apo shtysë e madhe pë rata që duan të shkruajnë për shembull, apo për ata që duan të merren me art, të krijonë me fantazi, por për shumicën e njerëzve të zakonshëm, është pak humbje mendjeje… dmth, vëmendja për gjërat e përditshme ulet. Mërkuri në Peshqit për mendimin tim është afërsisht si Mërkuri i zmbrapsur, që është prap një mundësi për të marrë frymë më thellë dhe për të ulur pak ritmin e punës.

Në çfarëdolloj ambjenti pune të jeni të përfshirë, njerëzit që takoni gjatë kësaj periudhe duken sikur po fluturojnë. Nuk do të duash shumë t’ia dish mbi prakticitetin apo për arritjen e një qëllimi financiar apo karrieror. Thjesht do krijosh eksperienca të ndryshme. Në qoftë se ti vetë je shenja e Peshqve nga shenja e Diellit, por prej hartës tënde (ndoshta ti s’e di që e ke prej hartës, por veten e njeh) je shumë praktik si natyrë, edhe ti do vrasësh mendjen se pse po tregohesh kaq i/e shkujdesur gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu mund të habitesh me njerëzit që njeh. Deri në datën 13 Mars 2017, energjia planetare do të na mësojë që të shijojmë momentin, dhe ky është një mësim shumë i mirë për këdo që do vërtetë të jetojë.

Nëse doni shpjegimin dhe parashikimin tuaj individual astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope apo Esmeralda P.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.