Peshorja, parashikimi i muajit Shtator 2016

Muaji fillon me një hënë të re, duket si një fillim i ri shpirtëror për ju Peshore. Datat 3 dhe 4 janë ditë të bukura për të kërkuar vëmëndje sepse Hëna do jetë në shenjën tuaj dhe ju do ndjeheni rehat me ambjentin ku do ndodheni.

Ju sugjeroj të dilni e të takoni sa më shumë shokë e shoqe. Ditë të mira financiare janë datat 5 dhe 6, ndërkohë që ditë ku planetet janë në një marrëdhënie stresante me njëri-tjetrin janë datat 7 dhe 10. Mos merrni vendime impulsive, rrezikoni të mbivlerësoni veten dhe të përplaseni me të tjerët – një gjë që Peshorja veçanërisht, e urren.

Jupiteri për 12 muaj e fundit ju ka fokusuar tek vendet e largëta dhe të huaja, tek spiritualiteti, tek dimensioni tjetër, tek meditimi apo tek falja për ata që janë fetarë. Mund të keni zbuluar një talent tuajin të fshehur, një dashuri të re për vendet e izoluara dhe gjithashtu një vend të ri të izoluar me të cilin jeni dashuruar. Këtë 12 mujorsh ju ka rezultuar më e suksesshme puna në vende të izoluara dhe në ka patur diçka që ju ka tërhequr vëmëndjen më shumë se çdo gjë tek vetja është dëshira për të bërë bamirësi. Ashtu siç thotë edhe iniciativa ime e preferuar në shqipëri – bamirësia nuk të varfëron, ashtu jeni ndjerë edhe ju – më të pasur shpirtërisht duke falur më shumë gjëra materiale. Nëse nuk e keni bërë ende këtë gjë, keni kohë gjithë jetën, përveç se deri në datën 9 Shtator kur Jupiteri vjen në Peshore, në shenjën tuaj. Tani ky 12 mujorsh do jetë më intensiv me punë që kërkojnë zbatimin e ligjeve, në fakt këtë vit ju kërkohet që të shkruani vetë ligjet e jetës suaj prandaj do ju rrotullojë si një top derisa të vendosni rrugët që duhet të ndiqni e rrugët që duhet të refuzoni. Jupiteri është planet i fatit të mirë, i bollëkut e i optimizmit por ndërkohë që ju do ndjeheni të tillë, këto fusha ju sfidohen. Eshtë një vit ndryshues për ju. Ju vjen një herë në 12 vite, prandaj përpiquni të bëni maksimumin, të mos humbisni mëndjen e të ndiqni dëshirat e shpirtit. Ato duhet të jenë udhëzuesit tuaj.

Fat dhe dashuri – pra bëni ndonjë lëvizje nëse ju intereson dikush, doni të njihni dikë të ri apo të përmirësoni lidhjen ku jeni të përfshirë, në datat 12, 13 dhe 15.

Në datën 16 ndodh Hëna e plotë dhe ju kjo hënë ju gjen plot dashuri dhe të gëzuar! Është një ditë e bukur, megjithatë jo të tilla janë 3 ditët që vijnë më pas. Sërisht, përpiquni të mos merrni vendime impulsive.

Më 22 Shtator drejtohet Mërkuri në Virgjëreshë dhe dëshirat tuaja shpirtërore, mund t’i komunikoni me njerzit e duhur.

Në datë 23 Shtator, dielli vjen në shenjën që simbolizon fillimin e vjeshtës, në shenjën tuaj, pra ndodh ekuinoksi i vjeshtës, vëmëndja juaj do jetë tek përmirësimi i fizikut, i pamjes, i imazhit tuaj publik, i kurimit të ndonjë sëmundjeje me të cilën mund të jeni hasur ndërkohë.

Më datë 23 Shtator Afërdita vjen në Akrep dhe duhet të tregoni kujdes me shpenzimet. Mos merrni vendime financiare pa u këshilluar me një ekspert më parë. E njëjta gjë vlen edhe për datën pasardhëse.

Data 27 Shtator ju sjell mundësira shumë të mira për të rregulluar diçka në ambjentin e shtëpisë suaj, pasi Marsi vjen në Bricjap, planeti i luftës dhe i energjisë tek sektori, siç më pëlqen mua t’i quaj në hartën astrologjike shtëpitë e shenjave, sektori i shtëpisë dhe i gëzimit që mund të gjeni aty!

Në datën 30 Shtator Peshoren e shoh si një yll rroku. Gjeni audiencën e duhur, dhe do dalloni një mundësi për të përfituar diçka që do ju vlejë për një kohë afatgjatë.

Ditë të mira: 3, 4, 5, 6, 12, 13, 14, 15, 21, 22, 27, 30

Ditë të dobëta: 7 (çka), 10, 17, 18 (pak a shumë), 19 (pak a shumë), 23 (pak a shumë), 29

Parashikimi realizohet nga astrologia Esmeralda P. – administratore e faqes Horoscope. Kopjimi i materialit nuk eshte i lejuar.

LoGo