Peshorja, parashikimi i muajit Shkurt 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshore, Hënën në shenjën e Peshores, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Peshores. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë program online: Café Astrology Birth Chart 

Ky muaj i përket një mikut tuaj, një shenje ajri ashtu siç jeni dhe ju, shenjës së Ujorit. Shkurti për Peshoren është një muaj romance, pasioni, zbavitjeje, luksi. Është një muaj në të cilin ndjeheni shumë rehat. Edhe nëse nuk jeni ju personi që fiton paratë në shtëpi, do përfitoni prej atyre që sjellin gjëra të mira në shtëpi dhe jashtë saj. Nuk është muaj që ju favorizon të kurseni, në fakt përkundrazi, ju shtyn që të kërkoni për gjëra luksoze dhe të bukura, gjërat më të bukura i zotëron një Peshore, dhe edhe nëse 3 gjëra nuk duken si ndonjë gjë e madhe veç e veç, ju mund t’i bashkoni për t’i bërë të duken bukur në një mënyrë krijuese. Nëse jeni artist, do jetë shumë e lehtë që të krijoni dhe ta shijoni punën tuaj. Ju rritet pasioni dhe dëshira për të investuar në ëndrrën tuaj. Nëse keni dëshirë që të hapni një dyqan ëmbëlsirash (si person që ka Diellin në Peshore, Hënën ose ashendenten, që është më e rëndësishmja nga të gjitha) mund të filloni të mësoni se si ta bëni këtë gjë. Ashtu si pastiçeria, për çdo fushë ku mund të jeni të interesuar të përfshiheni, mund të filloni të mësoni.

Më datë 6 Janar Jupiteri zmbrapset dhe duhet ta dini tashmë që që prej Shtatorit të vitit 2016, Jupiteri ka ardhur në shenjën tuaj, pra dhe kjo zmbrapsje ndodh në shenjën tuaj. Jupiteri do qëndrojë i zmbrapsur deri në datën 2 Qershor 2017. Ju sugjerohet ju dhe jo vetëm juve, që të mos merrni vendime të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Kur Jupiteri zmbrapset, edhe ato anët e tij pozitive tërhiqen. Na duhet ndonjëherë të marrim një pushim në mënyrë që t’i kushtojmë pak më shumë kohë të gjitha atyre gjërave të bukura në botë, dhe gjërave që na ngrohin zemrën. E vërteta është se mund të mërzitemi prej dashurisë dhe afeksionit. Na duhet kohë për veten, për të balancuar energjinë brenda vetes sonë që gjërat të ecin sa më mirë në jetë, dhe kjo pothuajse asnjëherë nuk ndodh siç e planifikojmë (në planin afatgjatë). Mund ta përdorni këtë kohë për të vlerësuar se sa vërtetë të rëndësishme janë disa vepra artistike dhe gjithashtu sa të rëndësishëm janë njerëzit e rinj që vijnë në jetën tonë. Më vonë, mund të merrni vendime se çfarë doni të bëni me ta.

Të hënën e datës 13 Hëna do vijë në shenjën tuaj, dhe do jetë aty deri në datën 15. Hëna do të thotë qëndër e skenës, dhe ju do jeni aty,.. bëni maksimumin që të dilni mirë, që të merrni sa më shumë duartrokitje sepse nuk i duhet, një prej nejrëzve që vjen në të njëjtin amvjent ku jeni dhe ju, mund të jentë një person me pushtet në industrinë ku jeni të përfshirë, ose në industrinë ku keni dëshirë të përfshiheni.

Do të të duhet që të rishikosh sa më shumë anë të një vendimi tani, sepse ka shumë mundësi që të mos i kesh llogaritur të gjitha avantazhet dhe disavantazhet e vendimit të mundshëm, sidomos nëse është një vendim që lidhet me pamjen tuaj. Nëse doi të bëni një ndërhyrje estetike prej kohësh, mundta bëni, por nëse ideja ju vjen në kokë gjatë kësaj periudhe, bëni të njëjtën gjë që do jetë duke bërë Jupiteri, zmbrapsuni.

 Energjia do fokusohet në punët e përditshme pas datës 18 dhe do jetë e rëndësishme që të përpiloni një plan për tu organizuar. Ditët do jenë rutinë, por rutina nuk ka pse të jetë e lodhshme. Përpiquni që të planifikoni gjëra më të bukura për veten.

 

Nëse doni shpjegimin dhe parashikimin tuaj individual astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope apo Esmeralda P.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.