Peshorja, parashikim i mesit të dytë të muajit Korrik

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshore, Hënën në shenjën e Peshores, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Peshores. Për të gjetur shenjat e këtyre  pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë program online: Café Astrology Birth Chart 

Përsa i përket dashurisë në jetën tuaj, dhe këtu dua të përmend familjen dhe dashurinë romantike, duken dy javë normale për ju. Mund të udhëtoni shumë larg, brenda ose jashtë vendit, ndoshta për të takuar njeriun e zemrës ose për tu arratisur së bashku me njeriun e zemrës. Me më shumë mundësi nuk është një vend i lagët aty ku do shkoni. Tashmë po ndjeheni më mirë pas zënkës që kishit me partnerin… mund të ndjeheni më mirë duke e rregulluar marrëdhënien, ose më mirë duke e lënë pas… sido që të jetë ka përmirësim në gjendjen tuaj shpirtërore. Në përgjithsi lidhjet tuaja me njerëzit e tjerë do përmirësohen gjatë kësaj kohe, dmth deri në fund të muajit Korrik. Nuk ndjeheni tepër emocionalë apo tepër me ankth. Me shumë mundësi do udhëtoni sic e thashë, ose për të takuar një shok apo shoqe, ose për të takuar njeriun e zemrës. Zakonisht Peshorja nuk i shpreh emocionet e veta, është shenjë shumë e përmbajtur edhe pse shumë e dashur. Ndoshta tani po kaloni një moment të vështirë por emocionalisht po e mbani veten. Është shumë e rëndësishme për ju që t’i kushtoni vëmendje ndjenjave tuaja, të mos vraponi në arratisje prej vetes sepse herët a vonë, ato do shpërthejnë, kështu që ju këshilloj t’i jepni kohë vetes që mos t’i mohoni vetes një kënaqësi të ardhshme. Ju jeni shumë logjikë dhe e dini që e zgjidhni vetë mënyrën se si ndjeheni mbi dicka të caktuar, mënyrën se si do reagoni emocionalisht mbi dicka, i gjykoni ndjenjat në mënyrë racionale, por problemi me këtë mënhrë të të jetuarit është mërzia që pason, ajo ndjenja pothuajse depresive dhe mund t’ju ulet shumë ndjeshmëria kur përfshiheni në një lidhje. Nuk duhet ta veshni zemrën me gur sepse e dëmtoni veten më shumë. Në qoftë se do i ndani ndjenjat me dikë, bëjeni në një mënyrë që është e logjikshme dhe e pjekur.përsa i përket karrierës suaj, jeni të favorizuar për tu treguar të guximshëm, krijues, sepse keni mundësi për të shkëlqyer në punë. Sidomos ata që janë të vetëpunësuar, do shkëlqejnë shumë këtë periudhë.

Një njeri që mund t’ju ndihmojë me paratë, me karrierën e kështu, është një shenjë zjarri (Luani, Dashi dhe Shigjetari janë shenjat e zjarrit) dhe është shumë frymëzues për ju. Ka shumë guxim, shumë kreativitet dhe është fat për ju që të drejtoheni prej tij. Mund të jetë pak natyrë dominante si njeri dhe t’ju bezdisë kjo gjë, por nëse i gjykoni gjërat me objektivitet, do kuptoni se mund të përfitoni shumë prej tij. Është personaliteti i këtij personi shumë kokëfortë dhe kjo mund t’ju shkurajojë pak, por po ju rikujtoj që ju duhet ky njeri kështu që, mbajeni veten, mos e tregoni veten, tregoni këtu atë natyrën tuaj racionale.

Përsa i përket financave, nuk shoh ndonjë problem, rrjedha është normale sic e keni patur.

Duhet të zgjidhni një mënyrë të re për të përballuar emocionet, duhet të mësoni se si të jeni plotësisht të aftë për tu treguar të dhembshur, të dashur, etj, pa e dënuar veten, pa e falur veten në mënyrë të padrejtë sepse në fund ndjeheni të shfrytëzuar, dhe nuk duhet ta lejoni këtë gjë… thjesht menaxhojeni veten pak më ndryshe, jo vetëm gjatë këtyre dy javëve që vijnë por edhe në vazhdimësi. Zgjidhini më mirë njerëzit me të cilët ndani ndjenjat. Nuk keni pse të uleni dhe të dëgjoni ankesat e dikujt tjetër ndërkohë që prej këtij njeriu ndjeheni emocionalisht të lodhur. Duhet të zgjidhni nëse vërtetë duhet t’i ndani ndjenjat tuaja me këtë personin tjetër.

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të shkruani për të bërë porosinë tuaj tek Harta Astrologjike 

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.

No Comments Yet

Comments are closed