Luani, parashikimi i muajit Shkurt 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Luan, Hënën në shenjën e Luanit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Luanit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Për Luanin muaji Shkurt është muaji i dashurisë. Është një muaj ku, edhe nëse jeni beqarë dhe nuk jeni të interesuar për tu përfshirë në një lidhje, pasioni për gjërat që ju pëlqeni rritet shumë, dhe është rritur tashmë. Ky shpjegim në këtë paragraph bazohet në përzierjen e energjive të shenjës së Ujorit me atë të mbretit të qiellit, Diellit, i cili është gjithashtu trupi qiellor që ju drejton. Është shumë e rëndësishme që të bëni punën tuaj këtë periudhë, dhe me këtë fjali nuk e kam fjalën për punën e përditshme, financier, infermier, shitës, biznesmen, etj… e kam fjalën për ndarjen e kohës suaj me të tjerëve, të jepni për të tjerët, edhe nëse nuk janë para, mund të jetë një ide e mirë për të ndikuar në përmirësimin e jetës apo suksesit të dikujt tjetër. kur ose nëse e ndjeni se keni një talent, talenti nuk është i juaji, por detyra juaj është ta ndani me të tjerët në mënyrë që t’i shërbeni vetes dhe të tjerëve. Është një periudhë ku kuptoni natyrën e vërtetë të dashurisë; të jepni e të falni vetëm sepse doni ta bëni këtë gjë për të tjerët, pastaj të tjerat vijnë vetë. Nëse ndihmoni një shok, shoqe, motër, komshi, ndihma për ju do vijë rrjedhimisht por qëllimi duhet të jetë selfless, ose jo-për-veten.

Nga data 7 Shkurt deri më datë 25, komunikimi juaj është i mbushur me dashuri sepse Mërkuri do jetë në Ujor dhe do jetë shumë e lehtë që prej gojës suaj të dalin fjalë polot dashuri.

Janë disa gjëra të vogla në rutinën tuaj të përditshme të cilat ju sjellin fat, sidomos në dashuri. Këtë muaj tregoni më shumë dashuri edhe për trupin tuaj. Jeni më aktivë në palestër, ushtrime në shtëpi ose me dietën tuaj ushqimore. Është shumë e rëndëisshme që të ndaloni dhe të organizoni kohën për të gjetur kohë për veten dhe njerëzit e dashur. Në dashuri gjërat do ecin edhe më mirë seç keni menduar. Njeriu juaj i zemrës ju qëndron pranë dhe ju vlerëson, merrni shumë dashuri prej partnerit apo partneres. Kushdo prej jush që interesohet për dikë, dhe e sheh që ka një mundësi reale me këtë person, mund të shtyhet që të bëjë një hap, ose dy.

Sigurisht që Marsi dhe Afërdita që qëndrojnë në shenjën e zjarrit Dashit, një shenjë tjetër zjarri si ju, ju jep vullnet sidomos për të filozofuar pak më shumë. Pra ky muaj për ju përgjithësisht është filozofi dhe dashuri – vërtetë periudhë e bukur. Është shumë e rëndëisshme të kuptohet se nëse deri më tani nuk jeni në rrugën ku vërtetë shpirti juaj do të jetë, do jetë shumë e vështirë që këto fjalë të miat të rezultojnë të sakta pasi unë mbështetem në një mundësi, ku ju (qoftë si shenjë Dielli, Hëne në Luan ose ashendente Luan) po ecni në rrugën ku ju vërtetë duhet të ecni, dhe që shumë shpesh nuk është rruga që shoqëria pret prej jush. Luanët janë të pazakontë në natyrën, karrierën dhe sjelljen e tyre. Ka gjithmonë diçka jashtë të zakonshmes në rutinën e një Luani tipik.

Një lajm i rëndësishëm për tu ndarë është fillimi i zmbrpasjes së planetit të madh Jupìterit, në shenjën e Peshores, zmbrapsje e gjatë kjo që zgjat deri në Qershor. Kjo do të thotë se duhet të rishikoni punën tuaj të shkruar, dhe kushdo prej jush që punon në zyrë, duhet të rishikojë me më vëmëndje punën e tij. Gjithashtu, nëse keni bërë plane që të publikoni diçka brenda kësaj periudhe nuk ka asnjë problem, ideja është vetëm që të mos merrni vendime të rëndësishme, të reja, brenda kësaj periudhe, sepse, jo vetëm ju por edhe shenjat e tjera, përgjithësisht nuk janë të favorizuara në ndryshime të mëdha. Ky është një muaj i rëndësishëm për të bërë parashikim mujor sepse ndryshimi i lëvizjes së Jupiterit është një lajmërim për tu ndarë me të gjithë.

leo moon moon in leoHëna e plotë është në shenjën tuaj këtë muaj, më datë 11 Shkurt. Ky është një finalizim, se i çfarë subjekti, nuk mund ta përcaktoj sepse kur Hëna (e plotë ose jo) vjen në shenjën tuaj, kjo do të thotë se lidhet me ju në përgjithësi. Sigurisht që fusha e parë e jetës kryefjalë ka fizikun dhe këtu ndoshta kanë të bëjnë ato që ju thashë më parë, ushtrimet fizike dhe dieta, pamja e fytyrës suaj, flokët dhe imazhi që keni për veten, por shpesh ndryshimi është dhe më i jashtëm se kaq, dhe nuk përcaktohet dot kollaj.

Ndryshimi i shenjës së Diellit nga Ujori në Peshqit (ju e ndjeni më shumë se të gjitha shenjat kur Dielli ndryshon energjinë me të cilën përzihet sepse drejtoheni prej tij) në fund të datës 18 Shkurt, do ketë një ndryshim të përgjithshëm të ajrit sepse, Dielli në shenjën e Peshqve, është si një mbret që ngrihet nga froni, për të humbur nëpër pyje. E them këtë për të treguar në mënyrë simbolike atë që mund të ndodhë me ju gjatë periudhës së ditëlindjeve të njerëzve me shenjën e Peshkut. Do keni më shumë dëshirë për të lënë qëndrën e vëmëndjes dhe për të nisur kërkime në një fushë që ju intereson shumë, të shkëputur pak edhe prej partnerit. Periudha më e mirë për t’iu përkushtuar dashruisë është brenda tës 18, pastaj është koha për t’iu përqëndruar një hetimi, gërmimi ose diçkaje që ju intereson thellë. Edhe kërkimet në fushat okulte janë të favorizuara deri më datë 20 Mars.

Nëse doni shpjegimin dhe parashikimin tuaj individual astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope apo Esmeralda P.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.