Luani, parashikim i mesit të dytë të muajit Korrik

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Luan, Hënën në shenjën e Luanit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Luanit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Këto janë dy javë shumë interesante për Luanin. Në dashuri gjithsesi ka një transformim shumë madhor për ju, një transformim që ndikon në mënyrën se si e gjykoni dashurinë në jetën tuaj, sidomos atë romantike. Gjëtrat që keni në mendje tani përfshijnë traditën, përkushtimin, dhe veproni për të arritur këto gjëra. Pra nëse nuk keni qënë të kënaqur nga partneri ose partnerja, i shprehni se ajo që kërkoni tani është dicka tradicionale apo më e zakonshme, më e sigurt. Ndoshta po diskutoni për martesën, po e diskutoni bashkë më partnerin një bashkëjetesë ose dicka të ngjashme. Kur them tradicionale, nuk e kam fjalën tradicionale shqiptare apo tradicionale familjare… por ato gjë që për ju është e tillë, është e tipit tuaj dhe ju e vlerësoni si tradicionale për veten, edhe nëse edhe orientimi juaj seksual nuk është i tillë. Doni që të bëni një marëveshje me tjetrin dhe doni që secili të marrë të paktën njëfarë përgjegjësie mbi njeriun tjetër. Martesa sigurisht iu duket si mundësia më e mirë. Edhe nëse nuk doni një partneritet tradicional për veten me një partner romantik, mund të jetë një partneritet pune ose bashkëpunim familjar që doni të diskutoni. Shtë një periudhë ku moraliteti juaj theksohet shumë. E mira është që të mos zhyteni shumë në pikëpyetje apo në këto diskutime. Nëse jeni të përfshirë në një lidhje që nuk ju jep atë sigurinë tradicionale që ju doni, ndoshta është momenti për ta shkëputur veten emocionalisht prej këtij njeriu. Mos mendoni shumë emocionalisht dhe merrni vendime duke menduar më të mirë për veten në planin afatgjatë, pra mos u tregoni shumë kokëfortë që cdo gjë të bëhet sipas mënyrës suaj sepse ndoshta kjo mënyra me të cilën po jetoni tani është një bekim për ju në periudhën afatgjatë. Por nëse nuk keni të njëjtin vizion me këtë njeri, të njëjtin standart apo qëllime, largohuni. Kjo është një periudhë e mirë për tu shkëputur emocionalisht, ndoshta duhet të ndaheni ose të bëni një pushim për të menduar në mënyrë më të pavarur. Ruani dhe respektoni standartin tuaj.

Një njeri i shenjës së ajrit me të cilin po komunikoni ceshtje pune, ju kërkon shumë shkathtësi dhe mprehtësi në punë. Duket se një pjesë e punës suaj duhet të përfundohet në mënyrë emergjente apo shumë shpejt. Ky njeri me të cilin po bashkëpunoni (që mund të ketë Binjakët, Peshoren ose Ujorin si Diell, si Hënë ose si ashendente në hartën e vet) është pak acarus për ju, por nuk ka qëllim të keq, thjesht ndoshta ka një mentalitet ndryshe. Përpiquni që të mos lidheni shumë emocionalisht me mënyrën se si ky njeri flet me ju dhe me punën tuaj. shkëputuni, shkëputuni, shkëputuni… dmth kjo është gjëja kryesore për këto dy javë të fundit të Korrikut. Jepni më të mirën prej vetes dhe mos u ndjeni sikur duhet të realizoni cdo gjë, por bëni thjesht më të mirën tuaj dhe mos u lidhni shumë me rezultatet.

Edhe pse doni dhe duhet të shkëputeni emocionalsiht prej gjërave dhe njerëzve të ndryshëm tani në jetën tuaj, qëllimet në mendje ende doni t’i keni të qarta, doni të dini se cfarë duhet të bëni që të gjeni gëzim në të ardhmen tuaj. Shumë prej jush mund të ndjeheni jo shumë të lumtur me situatën në punë dhe kjo ndikon dhe mënyrën se si ndjeheni me dashurinë në jetën tuaj, por duhet të përpiqni që t’i ndani gjërat.

Nuk ken ipse të hiqni dorë prej punës por përpiquni që t’i flisni njerëzve të ndryshëm, ndoshta të kërkoni për një punë tjetër brenda të njëjtës kompani. Ndoshta dhe situata në punë nuk ndryshon fare por janë ndjenjat tuaja ato që kanë ndryshuar.

Doni më shumë përmbushje në jetën tuaj tani, dhe e keni të qartë këtë gjë… përmbushje materiale, fizike dhe shpirtërore. Ndoshta lidhja juaj me dikë është shumë në rregull por doni që të vendosni disa gjëra, disa pika për të ardhmen sepse doni të respektoni standartin tuaj. për aq kohë sa mund të ruani qetësinë emocionale dhe nuk e teproni me reagimet dramatike, gjërat do shkojnë mirë.

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike për porosinë tuaj.

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.