Gaforrja, parashikim i mesit të dytë të muajit Korrik

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Gaforre, Hënën në shenjën e Gaforres, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten dhe Afërditën në shenjën e Gaforres. Për të gjetur shenjat e këtyre pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Ky parashikim i përket subjektit të dashurisë. E di që muaji nuk është vetëm dashuri apo probleme që lidhen me dashurinë, por jam përqëndruar këtu sepse këtë më duket se di ta bëj më mirë.

Drejt jush po vjen një gjë e re, një fitore e rëndësishme por pas një konfuzioni të madh… gjithsesi nëse ka patur një të keqe të madhe, e keni kaluar tshmë në gjysmën e parë të muajit. Tani mund të jeni duke u marrë me rikuperim. Është një njeri me një shenjë zjarri (Dash, Shigjetar ose Luan që mund t’i ketë shenja ashendente, Afërdite ose Hëne, jo domosdoshmërisht vetëm shenjë Dielli) mund të jetë shumë manipulues me ju ose me këtë njeri pasioni do shuhet shumë shpejt. Ky njeri është shumë i kufizuar, ose po kufizon komunikimin me ju, ose po refuzon t’ju hapë zemrën. Ndjeheni si të bllokuar me këtë njeri, jeni bllokuar në të shkuarën.

Disa prej jush nuk kanë fituar nga një situatë në të shkuarën, një situatë tek e cila nuk mund të fitonit sepse kishte një person të tretë. Disa prej jush ndjehen të lënë vetëm ose jeni ju ai që e bën njeriun tjetër të ndjehet vetëm.

Jeni duke u kapur pas një situate apo një personi që nuk do ju sjellë asnjë të mirë, që nuk iu shërben dhe duhet ta lini pas. Është nëse nuk do e lini ju pas, universi do e bëjë këtë gjë, do j’ua largojë këtë person nga vetja. Dicka brenda jush po shkatërrohet dhe po ju ndryshon një strukturë mendimi apo vlerësimi mbi veten.

Mundet që të ketë një fund të papritur të një historie dashurieje për ju. Drejt jush po vjen një njeri që nuk po tregon atë që ka në mendje, nuk thotë as të vërtetën gjithashtu, nuk ndjehet gati për të folur. Ky njeri iu ka kthyer kurrizin dhe nuk flet me ju, e zmbraps veten shumë.

Ju tani keni “marrë pushimet” prej dikujt, dmth jeni distancuar. Po i jepni vetes kohë për tu menduar. Mund të jeni duke u marrë me një njeri që është shumë larg prej jush, në një shtet tjetër, ose është duke udhëtuar shumë larg (ose jeni ju ai që ka udhëtuar larg) dhe gjithashtu ka mundësi që të jeni në atë pikë të jetës suaj ku filloni një fazë të re pasi ka përfunduar një cikël i vjetër. Në fakt, kurrizin nuk ua ka kthyer vetëm njeriu tjetër por edhe ju e keni bërë ose do e bëni këtë gjë. Ndaj jush gjithsesi do bëhet drejtësi, dikush do ju kërkojë falje, ose do vijë një njeri i shenjës së Peshores, ose një njeri që do që të balancojë situatën, por ka mundësi që jut ë tregoheni të zmbrapsur. Energjia juaj e përgjithshme emocionale është larg prej ekuilibrit për momentin por në këtë situatë, dallohet dhe një Diell, një pozitivitet për tu thithur. Pengesa në situatën ku jeni është kjo dëshira e juaj ose personit tjetër për të bërë një pushim në lidhjen tuaj. ka mundësi që ju të keni hedhur sytë diku tjetër ose njeriu tjetër t’i ketë hedhur sytë diku tjetër. Në këtë periudhë do ketë goxha divorce gjithashtu. Dikush duhet të marrë një vendim ndaj jush. Duket se duan t’ju japing një mundësi por nuk po e bëjnë, nuk e marrin hapin. Ndoshta duhet të prisni për nga data 1 Gusht e tutje… një kapitull po mbyllet këto kohë dhe po përgatiteni për një cikël të ri. Nga njëra anë dicka përfundon dhe ju filloni pra një cikël të ri, por keni dhe një sfidë tjetër sepse dikush nuk po e hap veten me ju dhe mund të jetë një njeri i tretë, i cili nuk është premtues gjithashtu. Me ata që kanë një shpirt binjak pranë, duket se kanë një tronditje të madhe në lidhjen bashkë, sidomos nëse po e lexoni parashikimin sepse keni Afërditën në shenjën e Gaforres. Këtë muaj do përqafoni një mënyrë të re mendimi.

Keni humbur vendosmërinë për dicka, ndjeheni sit ë humbur pas një lufte në këto dy javë të fundit të muajit. Edhe nëse iu pëlqen, edhe nëse nuk iu pëlqen, po vjen një dashuri e re në rrugën tuaj. (vec në mos jeni lumturisht të lidhur, dhe nuk gjeni përputhje me atë që po lexoj unë këtë muaj). Keni frikë se po mundoheni për hic gjë dhe se njeriu tjetër është mashtrues, se dikush ka frikë se mos kapet nga dikush tjetër që po flet me ju. Gjithsesi kjo është një situatë që nuk mund ta kontrolloni, nuk mundeni… është e shkruar.

Gjatë pjesës së parë të muajit është bërë një zbulim për ju ose për një njeri tjëtër, një zbulim që ka qënë shumë vendimtar në shkatërrimin apo përfundimin e një marrëdhënieje të caktuar. Ose keni qënë ju duke gënjyer, ose ka gënjyer njeriu tjetër, po gjithsesi kjo ka sjellë një fund. Dikush do që t’ju bëjë një ofertë, por nuk e bën, nuk e ngren zërin. Keni qënë të fokusuar tek një njeri shumë i pavërtetë dhe tani po fokusoheni tek një fillim i ri. Disa prej jush mund të fillojnë një punë të re ose t’i vijnë më shumë para nga puna. Nëse doni të filloni dicka të re tani me një njeri që nuk është shumë i besueshëm, më mirë mos e bëni sepse nuk do përfundojë në favorin tuaj. e njëjta këshillë vlen nëse mendoni për tu marrë me dicka që nuk është e ligjshme. Edhe pse komunikimi me këtë njeri që keni në mendje do iu vijë, do jus jellë konflikte dhe pa dyshim që po merreni me një gënjeshtar/gënjeshtare. Gjithsesi do përjetoni fillime të reja. Ndoshta me këtë njeri kishit ceshtje të papërfunduara (sic thuhet për fantazmat, haha) dhe duhet të bënit një hap pas për të përfunduar këtë proces, e të vazhdonit me gjënë e re, me njeriun apo shpirtin binjak, sepe cdo gjë ndodh për një arsye më të thellë sec gjykojmë zakonisht.

Mund të keni përjetuar një thyrje zemre, një tradhëti, dhe këto të gjitha kanë ardhur prej këtij njeriu të pazakontë, shumë misterioz dhe mashtrues. Ky është një mesazh apo një parashikim që i përshtatet disa njerëzve, e të tjerëve nuk i përshtatet fare, por gjithsesi dhe duhet lexuar me një mendje të hapur.

Këtë muaj ju “diplomoheni” nga shkolla e sfidës me një lidhje të caktuar, e lini pas dhe filloni një botë të re për veten. Përpara vetes do gjeni gëzim, mirënjohje dhe dashuri. Pra në përgjithësi këtë muaj, që të arrini stabilitetin që ëndërroni, që ta zotëroni qëndrueshmërinë si nga pamja jashtë dhe nga brenda, duhet të përfundoni një cikël të vjetër, në një mënyrë a në një tjetër.

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike për të bërë porosinë tuaj.

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.