Demi, parashikim i mesit të dytë të muajit Korrik

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Dem, Hënën në shenjën e Demit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten dhe Afërditën në shenjën e Demit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë program online: Café Astrology Birth Chart 

Edhe nëse jeni beqarë dhe nuk do përqafoheni me partnerin, këto dy javë do përqafoheni shumë me dashuri. Ky mes muaji ju gjen meshumë dashuri, me gëzim dhe me shumë njerëz të tjerë pranë. Nëse nuk jeni pjesë e një lidhjeje, mundësinë e keni që të njihni dikë brenda fundit të Korrikut. Disa prej jush do mendojnë për tu martuar ose për të filluar bashkëjetesën me dikë. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që lidhja do të zgjasë por që jeni pjesë e një lidhjeje që do të dojë të thotë shumë për ju.

Përsa i përket karrierës në fakt, ndjeheni pak të mërzitur apo të bezdisur. Nëse zakonisht Demin e mendojmë si punëtorin e vendosur, tani energjia e përgjithme mbi ju është e kundërta e këtij imazhi. Kjo nuk do të thotë se puna nuk do ecë mirë, por dëshira për momentin është e mjegulluar, e zbehur. Keni më shumë interes për tu marrë me dashruinë, me njerëzit që ju japin dashuri si familja dhe miqtë, ndërsa punën tani nuk e keni kryesore si fokus. Gjithsesi e mira ë këtij momenti është që ndjeheni në kontroll dhe që e dini se thjesht po prisni për momentin e duhur për veten. Këto janë periudha të nevojshme për të qënë produktivë dhe eficentë në momentin që na zgjohet dëshira për tu rikthyer në punë dhe për të fituar. Disa prej jush po rishikojnë buxhetin e vet dhe po vendosin për shkurtime, grupime dhe po bëni një plan për veten. Kjo është dicka që motivuese për ju, përpilimi i një plani për veten. Ndoshta gjatë kësaj periudhe deri më 31 Korrik, nuk keni shumë për të bërë dhe ndjeni një lloj mërzie prej kësaj, po ecni në një hap më të ngadaltë dhe kjo ju bezdis, por sic ua thashë, në fakt duhet ta shijoni dhe ta përdorni në avantazhin tuaj.

Nuk është shumë normale për një njeri të shenjës së Demit që të përfshihet në situata të pabesueshme apo me shumë fantazi, në kuptimin që jeni shumë realist, por energjia e tashme është një energji shumë trazuese dhe e paqetë mbi supet tuaja. Kjo ju shtyn që të kërkoni për arratisje shpirtërore apo emocionale. Për momentin po shikoni shumë ëndrra ndoshta dhe po i besoni, jeni në një moment paksa jo realist ose jeni e kundërta e kësaj; po tregoheni shumë jo shpirtërore dhe po ia bllokoni vetes mundësinë për të parë përtej asaj që duket si e qartë për që të gjithë… janë dy ekstreme prej të cilave nuk preferoj asnjërën, pjesërisht sepse kjo ju ndikon edhe në jetën tuaj personale. Mundet që të jepeni kaq shumë pas mendimit të kënaqësisë me dikë saqë të lini pas atë veten tuaj të vërtetë, të anashkaloni disa detaje… gjithsesi dhe kjo eksperiencë do ju ndihmojë që të merrni disa mësime, të kuptoni disa gjëra më shumë mbi jetën dhe veten tuaj, pasi humbisni disi… kjo është një eksperiencë që duhet t’ju afrojë me shpirtin tuaj në fund të saj, dhe të mos humbisni ndjesinë e këmbëve mbi tokë…

Nëse e ndjeni veten të lidhur me shpirtin tuaj, do e ndjeni optimizmin brenda vetes suaj shumë shpejt pas një momenti të vështirë.

Energjia universal është brenda cdo lloj lidhjeje me njerëzit, dhe këto lidhje janë për të të mësuar mbi dashurinë dhe duhet të përpiqeni që të dalloni këtë gjë në cdo afrim me njerëzit, edhe kur kjo lidhje nuk është e bukur dhe mendoni se nuk ka asgjë shpirtërore. Mos e lejoni jetën tuaj të humbasë një lloj qëllimi shpirtëror, mos harroni t’i ndjeni këmbët në tokë sepse mund të dilni jashtë prej rrugës së duhur, apo rrugës suaj, rrugës që vërtetë do preferonit të jetonit. Ndoshta jeni duke jetuar një sfidë dhe nuk është asgjë më shumë, ose të paktën mos e lejoni të jetë dicka më shumë se një sfidë, por gjeni dicka pozitive në konfuzionin tuaj.

Keni shumë potencial për zhvillimin e një lidhjeje të bukur.

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të shkruani për të bërë porosinë tuaj tek Harta Astrologjike 

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.