Dashi, parashikim i mesit të dytë të muajit Korrik

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Dash, Hënën në shenjën e Dashit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten dhe Afërditën në shenjën e Dashit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë program online: Café Astrology Birth Chart 

Ky është një parashikim që i përket një subjekti të caktuar i cili, sic mund të kuptohet dhe prej fotos, është subjekti i dashurisë. Është për një moshë të caktuar, ndoshta brenda moshës 40 vjecare, dhe është më mirë që të dini hartën tuaj para se të nisni leximin sepse nëse nuk e gjeni shumë veten tek shenja e Dashit, duhet të shikoni shenjën ashendente, shenjën e hënës dhe shenjën e Afërditës meqë Afërdita përfaqëson dashurinë në hartën tonë.

Një njeri që ka ujë në hartën e tij (shenjat e ujit janë Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit) dhe gjithashtu një njeri (ose mund të jetë i njëjti) që ka zjarr në hartën e vet (Dashi, Luani dhe Shigjetari janë shenja zjarri) po ju vjen vërdallë dhe ka shumë ankth mbi ju. Ky njeri do që të rikthehet tek ju dhe do që të martohet ose të përkushtohet në mënyrë të vendosur. Mund t’ju ketë shtyrë larg prej vetes dhe në këto dy javë të fundit, të shprehet se ju do prap, ose jeni ju ai që po përgatitet për t’iu përkushtuar dikujt. Ky është një njer iqë s’do që t’ju lërë të ikni. Disa prej juve iu ka mbetur në mendje një njeri it ë shkuarës, një njeri që ka ujë në hartën e vet, dhe ose ky njeri nuk po largohet prej jush ose ju nuk po largoheni prej këtij njeriu. Ndoshta keni dhe mundësi të tjera për të marrë parasysh por ky njeri që do martesë ose përkushtim të sigurt me ju, ka nevojë për një plan, për një afat… Ka martesë për ju këtë muaj, ose planifikim martese por nëse nuk është diskutuar më parë martesa, ata që do e diskutopjnë në këtë periudhë, do e diskutojnë me një person që do t’ju vendosë një afat dhe ju të veproni brenda këtij afati. Do përjetoni një fitore, një clirim që vjen pas një periudhe të rraskapitshme por për këtë fitore do ju duhet të komunikoni, një komunikim që e keni kufizuar vetë për momentin.

Disa prej jush po mësojnë që të lejnë dikë pas, po përpiqeni që të lini pas emocionalitetin e lartë të një situateje. Ndjeheni të rraskapitur nga përpjekja për të ngritur në këmbë një dashuri. Nuk po jetoni një pengesë por një moment sfidues sepse edhe njeriu tjetër, do që t’ju ketë pranë sepse keni një lidhje shpirti me këtë njeri, edhe pse me piëkrisht këtë njeri jeni të lodhur sepse po ua bën punën shumë të vështirë, po ju rraskapit me një sjellje të paduruar ndoshta. Ndoshta është ky njeriu që pret përgjigje nga ju ose po fokusohet në gjëra më praktike.

Ndoshta ndjeheni se dikush iu ka kthyer kurrizin, se po ju lë në baltë ose mund të jeni të përfshirë në një situatë ku është dhe një njeri i tretë për ju ose për partnerin/partneren tuaj. ky personi tjetër mund të jetë një Luan që ka një dashuri të vendosur për ju por gjithashtu sjell pengesa… megjithatë dëshira jauj mund të jetë që ta shmangni në mënyrë që të mos ndjeni se po bini në të njejtin kurth.

Disa prej jush mund të përjetojnë një eksperiencë shumë të shkurtër me dikë, i për shembull vetëm një natë ose dicka e ngjashme.

Një njeri pranë jush që ka ajër në hartën e vet, është shumë negative, dhe nëse edhe ju ndjeni këtë gjë për këtë person, duhet të bëni dicka…

Ndoshta për momentin nuk doni që të rrini me dikë, nuk doni që të përpiqëni më, por ky njeri është jo i besueshëm. Komunikimi mes jush dhe një personi tjetër, është duke u shtyrë.

Në këtë muaj, do mësoni një të vërtetë që do sjellë konflikt por sërisht do i qëndroni i vërtetë, besnik dhe do shpresoni që të bëni plane afatgjata me këtë njeri, i cili nuk do që të heqë dorë prej jush. Ky mund të jetë një njeri që ka një biznes të vetin. Do keni një fitore në jetën tuaj romantike. Edhe pse jeni të shqetësuar mbi njeriun me të cilin po merreni, ndoshta gjithë ky investim ia vlen sepse ky njeri ia vlen kështu që, këshilla ime është, të mos e lëshoni nëse keni këtë mendim. Është thjesht një periudhë sfiduese.

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të shkruani për të bërë porosinë tuaj tek Harta Astrologjike 

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.