Bricjapi, parashikimi i muajit Shkurt 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Bricjap, Hënën në shenjën e Bricjapit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Bricjapit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

saving moneyFokusi i jetës suaj gjatë kësaj periudhe, më shumë se më parë, janë paratë – para që mund të fitoni edhe si ndihmë prej të afërmve tuaj, pra mund të punësoheni në një vend që e zotëron një i afërm ose një i afërm mund t’ju ndihmojë me një mundësi pune, ose një i afërm mund t’ju ndihmojë që të ngrini bashkë një biznes. Sfida për ju deri në datën 18 Shkurt do jetë që të kurseni para. Do keni më shumë para nëpër duar por nga ana tjetër, sfidohet aftësia juaj për t’i kursyer ato. Sigurisht që gjatë gjithë jetës njerëzit fokusohen tek prodhimi i sa më shumë kursimeve prej punës së tyre, por tek ju muaji Shkurt e intensifikon këtë gjë, pra shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e kursimeve.

Një lajm i rëndësishëm për tu ndarë është fillimi i zmbrapsjes së planetit të madh Jupìterit në shenjën e Peshores, zmbrapsje e gjatë kjo që zgjat deri në Qershor. Kjo do të thotë se duhet të rishikoni vendimet që merrni mbi karirerën gjatë kësaj periudhe të ardhshme. Jeta juaj publike, autoriteti dhe karriera janë fushë që i prek Jupiteri këtë vit, j’ua kam shkruar dhe më parë, që prej parashikimit të muajit Shtator kur Jupiteri erdhi fillimisht në shenjën e Peshores. Marrëdhënia juaj me babain, aftësia juaj për të drejtuar, shpërblimet dhe mirënjohjet që merrni prej punës suaj, janë të gjitha fusha ku nuk duhet të bëni ndonjë transformim të ndjeshëm. Ideja është vetëm që të mos merrni vendime të rëndësishme, të reja, brenda kësaj periudhe, sepse, jo vetëm ju por edhe shenjat e tjera, përgjithësisht nuk janë të favorizuara në ndryshime të mëdha. Ky është një muaj i rëndësishëm për të bërë parashikim mujor sepse ndryshimi i lëvizjes së Jupiterit është një lajmërim për tu ndarë me të gjithë.

Pas datës 18 Mars kur Dielli të vijë në shenjën e Peshqve, do jetë më e lehtë për ju që të foksuoheni tek dëshirat tuaja, të zbaviteni më shumë dhe ta vrisni mendjen më pak. Kjo sepse shenja e Peshqve përfaqëson lajme të mira për Bricjapin.

Ky muaj ju ofron shumë dashuri në datat 7 dhe 8 Shkurt. Merrni hapin e parë nëse ju intereson dikush, sidomos ju këshilloj që të dilni gjatë këtyre datave, edhe pse janë ditë jave.

Hëna e plotë e datës 11 do jetë në fushën tuaj të zbulimeve dhe sekreteve dhe od jetë shumë e rëndësishme që t’i përkushtoheni një kërkimi sepse do finalzioni një zbulim, do vendosni një pikë ose do mbyllni një faqe të rëndësishme të jetës suaj, sepse këni bërë kërkime në një fushë që ju intereson vërtetë. Ndërsa ditë ku duhet të tregoni kujdes në karrierën tuaj janë datat 13, 14 dhe 15. Hëna do jetë në fushën e karrierës suaj dhe do jetë shumë e rëndësishme që jellja juaj të jetë sa më etike.

Nëse doni shpjegimin dhe parashikimin tuaj individual astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope apo Esmeralda P.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.

No Comments Yet

Comments are closed