Binjakët, parashikim i mesit të dytë të muajit Korrik

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Binjakët, Hënën në shenjën e Binjakëve, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten dhe Afërditën në shenjën e Binjakëve. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë program online: Café Astrology Birth Chart 

Ky parashikim i mesit të dytë të muajit Korrik i përket subjektit të dashurisë. Sigurisht që muaji nuk është vetëm për ceshtje që lidhen me dashurinë, por jam përqëndruar në këtë subjekt sepse këtë më duket se di ta kuptoj më mirë.

Ndjeheni shumë gati për të ndarë një të vërtetë me njeriun tjetër. Ndoshta në të shkuarën dikush ka mashtruar dhe gjithashtu është kapur mat, iu është zbuluar gënjeshtra, mashtrimi apo tradhëtia. Duket se po merreni me një njeri që ose do e humbni si mundësi, ose do ju humbasë, sepse ka dhe opsione të tjera, pra ka dhe nejrëz të tjerë në përfshirë në këtë ekuacionin e situatës suaj dashurore. Mund të ndjeheni të lodhur nga përkushtimi që i keni falur dikujt, nga koha që i keni falur një martese. Dikush mund të jetë duke ju gënjyer mbi mundësitë që ka.

Në lidhjen mes jush dhe njeriut tjetër, nuk ka besim. Ndoshta nuk është lidhje, ndoshta po flirtoni me një njeri të së shkuarës, dhe nuk ka besim mes jush, nuk ndjeheni optimist mbi vazhdimësinë e historisë suaj (ju ose personi tjetër, ose ndoshta që të dy). Mund të jeni të përfshirë me një shenjë zjarri (shenjat e zjarrit janë Luani, Dashi dhe Shigjetari). Pengesa në këtë bashkimin tuaj është një shenjë toke (Dem, Virgjëreshë, Bricjap).

Dikush prej jush po largohet prej familjes, ose dikush tjetër do të largohet prej familjes së vet për ju. Në këtë mes, dikush është gënjeshtar, ndërsa tjetri është shumë pasionant mbi situatën. E vërteta po fshihet prej dikujt prej jush, dhe kjo e vërtetë përfshin pengesën për të cilën shkruajta pak më lart, i cili mund të jetë dhe shenjë ajri. Nëse ju jeni sjellë në mënyrë manipuluese, dikush është lodhur dhe do largohet nga kjo mesele.

Ka shumë energji ngative në këtë moment për Binjakët, dhe kjo është e pergjithshme. Duket se po prisni që dicka të zhvillohet, mirëpo vetë nuk po bëni ndonjë lëvizje… vetëm prisni dhe investoni kohë me mendime që një situatë do zhvillohet sic keni dëshirë. Do merrni njëfarë mbështetje prej njeriut tjetër, një mbështetje romantike por kjo gjë ka një afat, do pëfundojë, do i vijë fundi shpejt…Në të shkuarën jeni marrë me një Luan ose me një Akrep (ose dikush që i ka të dyja këto shenja në hartën e vet) dhe ky njeri shtyn fundin e një historie… ose të historisë suaj me të ose të historisë suaj me dikë tjetër. Mund të keni një fillim të ri, por mendja juaj prap mbetet e fokusuar dhe në gjëra të së shkuarës. Shumë prej jush janë shumë të paekuilibruar, dhe po merreni me një ceshtje ligjore gjithashtu. Do keni një komunikim me shumë shkëputje me dikë dhe jithashtu nga ana juaj ka një mungesë besnikërie. Drejt jush vjen një ofertë dashurie nga një njeri që ka ujë në hartën e tij (pra ka Diellin, Hënën, ashendenten ose Afërditën në një shenjë uji) dhe ky është një njeri tek i cili mund të keni investuar kohë por gjithsesi ky njeri do sjellë fundin e dickaje që sic e thashë, do jetë ose fund i historisë me të ose fund i historisë suaj me dikë tjetër për shkak të këtij personi. Duhet të tregoheni të fortë mbi fundin e një historie, sepse dicka e re do fillojë, me një njeri të ri ose me një njeri të vjetër.

Duket sikur prisni shumë për dicka që kur vjen, nuk e doni më. Atë që donit, e keni marrë që nga data 14 Qershor ose do e merrni brenda muajit, por kur ta merrni, nuk do e doni më. Duhet të merrni një vendim dhe iu uroj të mendoni me zemër, për veten dhe për të tjerët.

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të shkruani për të bërë porosinë tuaj tek Harta Astrologjike 

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.