Astrologji, Viti 2017, të gjitha shenjat këtu

Parashikimi vjetor, ashtu si edhe parashikimi mujor, duhet lexuar për shenjën tuaj të Diellit, Hënës dhe sidomos për shenjën e ashendentes (sipas orës së lindjes). Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Nëse doni parashikimin tuaj individual astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike

 

Një parathënie e rëndësishme!

jupiter
                    Jupiteri

Pavarësisht se kemi ndryshuar kalendarët që varim në shtëpitë tona për shkak se Toka përfundoi një orbitimit të plotë rreth Diellit më datë 31 Dhjetor 2016, dhe filloi një orbitim të ri më 1 Janar 2017, astrologjikisht Viti i Ri nuk do të thotë shumë. Për mua si astrologe, Viti (pra astrologjikisht) ndryshon në datën kur Jupiteri ndryshon shenjë.

Të gjithë ata që janë treguar të vëmendshëm kur kanë lexuar parashikimin tim mujor në muajin Shtator, mund të rikujtojnë tani se muaji Shtator 2016 ishte i rëndësishëm sepse ishte muaji kur Jupiteri do ndryshonte shenja, nga Virgjëresha në Peshore. Nëse dikush prej jush pyet veten se kujt i përket viti 2017, mund t’ju them se që prej Shtatorit 2016 e deri në Tetor 2017, do i përkasë Peshores. Pastaj, kush është shenja që vjen pas Peshores? Akrepi.

Saturni
                 Saturni

Parashikimi vjetor bazohet tek Jupiteri dhe Saturni. Ndërkohë që Jupiterit i duhen rreth 13 muaj të ndryshojë shenja, Saturnit i duhen 2 vite e gjysmë. Është shumë e rëndësishme që këto planete të shpjegohen në një parashikim vjetor, por është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet se, pavarësisht se mund të lexoni parashikimin për shenjën tuaj të Diellit, shenjën tuaj të orës së lindjes (ashendenten) dhe shenjën tuaj të Hënës, këto tranzita mund edhe të mos ju ndikojnë vërtetë sepse, çdo individ ka një energji (planetare ose qiellore) të caktuar që e drejton për një periudhë të caktuar dhe tranzitat vjetore, mujore, ditore, janë tepër të përgjithshme. Është e rëndësishme për mua që të lexoni këtë parathënie sepse nuk mund të bëj horoskop pa qartësuar astrologjikisht gjasat që horoskopi të rezultojë i vërtetë për ju.

Pas shumë kohe që merrem me astrologji, nuk mund të shkruaj “njerëzit që nuk besojnë në astrologji” sepse nuk është çeshtje besimi, pa dashur të nënkuptoj asnjë koment negativ për njerëzit që kanë besime të caktuara. Thjesht dua të keni të qartë që nuk është mungesë besimi ajo që keni mbi astrologjinë, por mungesë njohurie.

Astrologjikisht parashikimi del i saktë për disa njerëz sepse këta njerëz ndikohen më shumë prej Hënës (në parashikimin ditor), Diellit ose Marsit ose Mërkurit ose Afërditës në parashikimin mujor (dhe këtu varet se cilën energji planetare fokusohem unë të shpjegoj, dhe unë zakonisht fokusohem vetëm tek Dielli) ose ndikohen më shumë prej Jupiterit ose Saturnit në parashikimin vjetor…

p.s. Parashikimi i ndikimit të ndryshimit të shenjës së Saturni, gjë që ndodh pas mesit të Dhjetorit të 2017, do shkruhet në parashikimin e muajit të fundit të këtij viti të ri, pra në Dhjetor 2017.

Parashikimi i vitit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.

LoGo


Dashi, parashikimi i vitit 2017 

AriesDuke filluar nga data 9 Shtator 2016 e deri në Tetor të 2017, prej Jupiterit që qëndron në fushën e bashkëpunimeve në jetën tuaj, qielli ju kërkon më shumë bashkëpunim kompromis dhe tolerancë në martesën tuaj, në bashkëpunimet ligjore, në komunikimin me njerëzit që nuk i njihni por i rastisni pranë, në komunikimin me njerëzit që ju shërbejnë dhe njerëzit që i shërbeni. Mund të keni më shumë dëshirë për të ndihmuar njerëzit e pafat, që gjithsesi duhet t’i ndihmojmë në jetë. Nëse deri më tani keni vepruar kështu, duke menduar për të tjerët si për veten, muajt deri më tani duhet të kenë qënë të mbushur me dashuri dhe me harmoni. Këto fjalë pavarësisht se përsëriten shpesh në parashikime dhe jo vetëm, janë vërtetë pjesë e jetës suaj gjatë kësaj periudhe nëse, dhe vetëm nëse, jeni treguar bashkëpunues.

Është periudhë e mirë për ta gjetur njeriun e jetës por edhe e ashpër për ta mbajtur fort nëse mendoni vetëm për veten dhe dëshirat tuaja.

Kini parasysh se të bëni kompromise nuk është një humbje por një fitore, dhe për ju do jetë fitore që do e ndjeni thellësisht. Gjasat janë që keni udhëtuar shumë dhe keni takuar shumë njerëz të rinj, njerëz të cilët kërkojnë bashkëpunim me ju.

Financat janë gjithashtu të favorizuara por vazhdojnë të vijnë prej bashkëpunimeve tuaja, qoftë prej partnerit (bashkëshortor ose jo) ose prej një partneriteti biznesi.

Nëse dëshironi që të ngrini një biznes, sado i vogël, këshilla për ju është që ta bëni këtë bazuar në një partneritet. Kjo do ju ndihmojë thellësisht në sukesin e sipërmarrjes. Gjithashtu, nëse jeni të vetëpunësuar dhe mendoni se mund t’ju ndihmonte dikush, mos hezitoni më. Ndoshta e keni marrë tashmë dikë me të cilin të punoni por është e rëndësishme që të mos harroni për fjalët: tolerancë dhe kompromis.

Nga Tetori i këtij viti dhe deri në Nëntor të 2018, Jupiteri do jetë në shenjën e Akrepit. Kjo tregon se ndryshimet në jetën tuaj do jenë të natyrës së papritur, sepse ky 13 mujorsh do dallohet për të papritura. Do i shohim ato muaj avash-avash në parashikimet mujore por në mënyrë të përgjithshme mund të them se do preken gjërat që zotëroni se bashku me partnerin/partneren tuaj. Do e keni vëmendjen të përqëndruar tek talentet tuaja dhe progresimi i tyre. Nëse keni humbur ndonjë gjë, kjo do jetë një periudhë e mirë për t’i kuptuar vlerën – në ka apo nuk ka vërtetë vlerë.