Akrepi, parashikimi i muajit Shkurt 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Akrep, Hënën në shenjën e Akrepit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Akrepit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

 

Dielli dhe Mërkuri gjatë shumicës së muajit, (i pari deri më datë 18 dhe i dyti deri më datë 25 Shkurt) janë në shenjën e Ujorit. Kjo do të thotë se shumica e vëmendjes suaj është e fokusuar tek çeshtjet që lidhen me shtëpinë. Ndoshta do ju duhet të ndryshoni shtëpi, të transferoheni, ose të kudjeseni më shumë për një njeri të familjes, të kujdeseni më shumë për pamjen e shtëpisë dhe të tilla gjëra të ngjashme. Mund t’ju vijë një anëtar i ri në familje, dhe përveç se një njeriu mund të jetë dhe një prej miqve tanë të vegjël; një qën, mace ose një tjetër kafshë shtëpiake.

Një lajm i rëndësishëm për tu ndarë është fillimi i zmbrpasjes së planetit të madh Jupìterit, në shenjën e Peshores, zmbrapsje e gjatë kjo që zgjat deri në 2 Qershor. Kjo do të thotë se duhet të rishikoni vendimet tuaja për të nisur rrugëtime drejt vendeve të largëta dhe të huaja, fokusin tuaj tek ana shpirtërore e jetë apo tek dimensioni tjetër, tek meditimi apo tek aktivitetet fetare për ata që janë fetarë. Mund të zbuloninjë talent tuajin të fshehur, një dashuri të re për vendet e izoluara dhe gjithashtu një vend të ri të izoluar me të cilin do dashuroheni.

Që prej muajit Shtator ju ka rezultuar më e suksesshme puna në vende të izoluara, dhe në ka patur diçka që ju ka tërhequr vëmëndjen më shumë se çdo gjë tek vetja është dëshira për të bërë bamirësi. Ashtu siç thotë edhe iniciativa ime e preferuar në Shqipëri – Bamirësia nuk të varfëron, ashtu jeni ndjerë dhe do vazhdoni të ndjeheni edhe ju – më të pasur shpirtërisht duke i falur më shumë prej vetes të tjerëve. Nëse nuk e keni bërë ende këtë gjë, keni kohë gjithë jetën, përveç se deri në datën Tetor kur Jupiteri të ndryshojë shenjë e të vijë në shenjën tuaj. Gjithsesi gjatë kësaj periudhe ku Jupiteri do ejtë i zmbrapsur, deri më Qershor, ideja është vetëm që të mos merrni vendime të rëndësishme, të reja, brenda kësaj periudhe, sepse, jo vetëm ju por edhe shenjat e tjera, përgjithësisht nuk janë të favorizuara në ndryshime të mëdha. Ky është një muaj i rëndësishëm për të bërë parashikim mujor sepse ndryshimi i lëvizjes së Jupiterit është një lajmërim për tu ndarë me të gjithë.

Në datat 16, 17 dhe deri ne gjysmën e datës 18 Shkurt, Hëna do jetë në shenjën tuaj. Hëna është një planet i ujshëm ose, s’e di si ta shpreh këtë më qartë se kështu: Hëna drejton shenjën e parë të ujit, Gaforren. Akrepi është shenja e dytë (dhe më e fortë) e ujit, dhe kur Hëna vjen në shenjën tuaj, të gjithë ne, jo vetëm ju, ndjehemi shumë të dobët emocionalisht, sepse në shenjën tuaj Hëna dobësohet dhe Hëna lidhet me mendjen, me psikologjinë tonë, afeksionin dhe emocionet tona. Gjatë këtyre ditëve duhet të tregoheni të vëmendshëm ndaj mendimeve që ju vijnë. Kujtoni gjërat që keni mësuar prej eksperiencës suaj, mos e bëni të njëjtin gabim për të disatën herë. Shpresoj të jeni parë dikujt që ka eksperiencë dhe mençuri për të ndarë me ju, dhe akoma më shumë shpresoj që të kërkoni për këshilla dhe t’i dëgjoni. Përpiquni që të relaksoheni sepse pas këtyre ditëve, energjia do ndryshojë shumë.

left brainDielli do vijë në shenjën e tretë dhe të fundit të ujit, në shenjën e Peshqve, dhe krijimtaria juaj artistike do karikohet shumë. Imagjinata juaj është ndoshta më e bukura dhe e thella prej të gjithave, sepse drejtohet nga shenja e Peshqve dhe Dielli do ju japë shumë imagjinatë, gjithashtu nga data 25 Shkurt e tutje, komunikimi juaj do jetë shumë më i bukur gjithashtu. Do jetë më e lehtë të shpreheni dhe t’i përkushtoheni pasionit tuaj, artistik ose jo. Urime!

 

Nëse doni shpjegimin dhe parashikimin tuaj individual astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope apo Esmeralda P.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.