Akrepi, parashikim i mesit të dytë të muajit Korrik

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Akrep, Hënën në shenjën e Akrepit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten dhe Afërditën në shenjën e Akrepit. Për të gjetur shenjat e këtyre pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Ka shumë pasion dhe shumë gjëra që ndodhin në jetën tuaj romantike. Ndoshta njihni një njeri të ri dhe filloni të flisni shumë me të, a shumë mesazhe mes jush dhe shumë aktivitet gjithashtu. Nëse ky njeri me të cilin po dilni nuk është i ri por është partneri/partnerja juaj, atëhere do flisni shumë bashkë, dhe ka shumë pasion mes jush. Nëse nuk jeni të lidhur, keni shumë pasion në përgjithësi për tu lidhur me shumë nejrëz dhe për tu marrë me shumë aktivitete. Jeni të përfshirë me shumë njerëz dhe keni shumë njerëz përreth.

Përsa i përket karrierës suaj, po ndjeheni shumë rehat në këtë fushë jete, ndjeheni shumë të përkujdesur prej punës suaj. Puna po ju përmbush emocionalisht. Mund të jetë një punë e zakonshme ose e pazakonshme që e bëni me qejf.

Në punë, një njeri me një intuitë shumë të madhe dhe që është gjithashtu shenjë uji si ju ose që ka ujë në hartën e vet (pra ka Diellin, Hënën, Ashendenten ose Afërditën në një shenjë uji) po ju jep kënaqësi gjithashtu, me një sjellje shumë të dhembshur, shumë të kuptueshme dhe të dashur. Ky është një lloj njeriu që është shumë intuitiv dhe sheh gjëra që të tjerët nuk i shohin dot, është shumë krijues dhe nuk i përmbahet rregullave strikte… është një njeri kaq krijues sa po t’i lësh të bëjnë atë që ndjen, të surprizon dhe e gjen shumë kollaj atë cka është më e mira për veten. Ky njeri do që të ndjehet mirë me ju, do kënaqësi prej jush dhe do që t’i bëjë gjërat sipas mënyrës së vet. Mund të jetë një koleg, një shef, drejtues ose partner biznesi. Me më shumë mundësi nuk është shefi juaj, por nëse është shef i juaj, nuk është tip shumë strikt por është një njeri shumë i respektuar. Duhet të përpiqeni që të shmangni këto gjykimet ndaj një punonjësi sidomos, duhet të përpiqëni që të tregoheni fleksibël dhe ta lini kolegun apo punonjësin tuaj të ketë hapësirën e vet… jepini pak kohë sepse përndryshe do ndrydhni një talent ose një mundësi për të fituar një koleg të mirë! Mendoj se e zotëroni këtë fleksibilitet dhe se duhet t’ia dilni mirë tani në punë. Financiarisht duhet të tregoheni të kudjesshëm sepse ekziston një joshje për të shpenzuar para bazuar në ndjenjat tuaja, por lërini këto pak mënjanë dhe bëni ekonomistin e vetes më mirë. Zgjatini këmbët sa keni jorganin, nuk bën asnjëherë keq zbatimi i kësaj këshille. Shumë prej jush do përjetojnë një tranzitë… mund ta krahasoj kështu si tranzita që përjeton një adoleshent kur kthehet apo merr përgjegjësitë e një të rrituri, në karrierë dhe në punë… ndoshta ju duket sikur duhet të punoni shumë fort që të arrini në nivelin tjetër, por në fakt duhet t’i jepni vetes kohë… nëse nuk e keni titullin që doni ose që keni për qëllim, prisni sepse është me rëndësishme për ju që të duroni dhe të rriteni avash avash pa e rraskapitur mendjen. Gjithashtu nëse ju duket se gjërat përreth po lëvizin shumë shpejt ose se kërkohen shumë ndryshime prej jush, nuk mendoj se duhet të ndiqni këtë ritëm që shikoni përreth, nuk ju duhet, të paktën jo këtë fund muaji. Ndoshta po ju pyesin nëse do merrni këtë përgjegjësinë tjetër që ju fut në një rol të ri, dhe ndoshta nuk doni ta bëni këtë gjë dhe nuk ka asnjë problem në këtë mës. Në lidhjet tuaja me njerëzit e tjerë (lidhje romantike ose jo, po sidomos romantike) ka shumë aktivitet, dhe nuk keni pse të nxitoheni për të marrë një vendim. Shpresoj t’ju ketë shijuar ky parashikim dhe ju uroj më të mirën.

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të shkruani për të bërë porosinë tuaj tek Harta Astrologjike 

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.