Virgjëresha, parashikimi i muajit Qershor 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Virgjërëshë, Hënën në shenjën e Virgjëreshës, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Virgjëreshës. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Këtë Qershor dallohet një ndryshim i madh në një lidhje që mund të ketë 8 vite, 8 muaj, 8 javë, ose 8 ditë qëkurse ëhstë krujuar. Pra ka të bëjë me numrin 8. Gjithashtu mund të jetë një lidhje që ka filluar në muajin Gusht. Këtë muaj mund të pendoheni për nj rikthim që keni patur me dikë. Po pendoheni se pse humbët kohën me atë situatë.

Disa prej jush mund të kenë fëmijën në një ambjent spitalor dhe kjo pengesë po ju lodh shumë. Është momenti për të mësuar se jeta mund të mos jetë e lehtë por ajo që po përjetoni është e nevojshme. Ka mundësi që po kaloni një pengsë krah për krah me një njeri që është gjithashtu shenjë toke dhe ju të dy do dilni si fitimtarë në këtë situatë.

Keni pritur që kjo situatë të zgjidhet prej shumë kohësh por do fitoni.

Nuk keni shumë durim por ju duhet shumë durim tani. Do gjeni një kënaqësi në lidhjen me dikë, nga java e katërt e Qershorit, për shkak se do keni më shumë komunikim.

Ju duhet shumë që të fokusoheni tek ana shpirtërore e juaja nëse doni që të ecni përpara dhe të mos pyesni më veten se pse gjërat nuk po ecin sipas dëshirës suaj.

Qershori ju sjell disa tensione në shtëpi, tensione që kanë filluar që në muajin Maj. Nga muaji Korrik mund t’ju duhet të transferoheni ose të lëvizni sidomos sepse ka disa gjëra që në shtëpi që nuk ju lejnë të qetë: komunikimi brenda familjes është i brishtë këtë periudhë.

Këtë muaj do kërkoni për mënyra nëpërmjet të cilave vërtetë mund të fitoni para.

Është dikush në familjen tuaj që ju bën të ndjeheni të zhvlerësuar, por sërisht do që të tregohet dominues apo t’ju kontrollojë.

Këtë muaj do punoni shumë dhe do ndjeheni të rraskapitur. Kujdes të mos e depresiononi veten.

Duhet të keni durim që të mësoni mbi menaxhimin e gjërave që zotëroni.

Nëse jeni të martuar dhe ky person është një shenjë uji ose shenja e Ujorit, por punon në një vend tjetër, tani në këtë muaj do ndjeheni sikur gjërat me këtë person po zvarriten. Ky njeri iu ka bërë të mendoni se do martoheni me të porn ë fakt, në mos brenda muajit Qershor, pa dyshim që brenda muajit Gusht do mësoni se ky njeri iu ka mbajtur sekrete dhe se gjërat nuk mund të ecin ashtu siç keni besuar; me të drejtë sepse këtë përshtypje iu ka lënë ky njeri (femër apo mashkull). Gjithsesi gjithashtu do arrini që t’i mbillni në kokë mendimin se është ai njeriu që humbet nëse ju braktis juve, është ai njeriu që do mërzitet më shumë dhe e gjithë kjo situatë, pasi t’ju prekë emocionalisht, do ju bëjë më të fortë dhe më të qartë mbi veten. Ky është një njeri që ka menduar se ka pushtet mbi ju porn ë fakt do jetë dëshmitar i progresit tuaj. Lidhja me një person të tillë mund të ketë 5 vite ose 5 muaj që ka lindur. Pastaj ky njeri do dojë që të kthehet me ju, por me shumë mundësi nuk do jetë problemi juaj.

Bashkëpunimi juaj me disa njerëz mund t’ju jetë dukur i nevojshëm që të ecni përpara por ndoshta nga ai bashkëpunimi jeni ju ai që ka fituar më pak, mund të jeni ndjerë të përdorur.

Këtë muaj mund të ndjeheni të penduar mbi disa zgjedhje që keni bërë më parë mbi karrierën tuaj.

Këtë muaj do e çlironi veten prej një situate dashuroe që ju ka lënë si të mbajtur peng.

Ka mudnësi që dikush do vendosë karrierën para jush, do ju lëjë vetëm dhe do ju shtyjë që të merrni ju vetë një vendim për veten.

Ata prej jush që janë beqarë, kanë një periudhë të mirë këtë muaj për të dalë e për të flirtuar, për tu zbavitur.

Një njeri që iu është dukur si i rënë nga qielli, mund t’ju ketë ndryshuar mendimin ose t’ua ndryshojë mendimin së shpejti. Në këtë situatë do ju duhet që të tregoni shumë respekt për veten dhe të ecni me kokën lart, edhe nëse do prekeni emocionalisht nga ky person, që mund të jetë një njeri i shenjës së Peshqeve, ose një tjetër shenjë uji (Gaforre, Akrep).

 

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike për të bërë porosinë tuaj.

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.