Ujori, parashikimi i muajit Qershor 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Ujor, Hënën në shenjën e Ujorit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Ujorit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Përqëndrimi kryesor i këtij muaji vërtitet rreth dashurisë, tërheqjes me gjininë e kundërt, dhe përjetimin e një emocioni ose ndjesie që është shpirtërore. Këtë muaj ju imagjinoj të ulur mbi një varkë në një liqen. Varka lëviz vetëm prej erës, dhe ju qëndroni të ulur aty pa e vrarë mendjen për problemet e botës, për shqetësimet përreth. Dashuria po lundron në drejtimin tuaj dhe ju po e pranoni. Nuk do i bëni rezistencë dashurisë këtë muaj, do e ulni pak kokën, për mirë! Ata prej jush që i bëjnë rezistencë dashurisë, ata që nuk kanë shumë vetëbesim, do e kuptojnë se duhet ta lënë dashurinë t’i afrohet, se edhe ju e meritoni dashurinë! Edhe nëse sjellja juaj është pak e pazakontë, në fakt e meritoni plotësisht çdo gjë që ëndërroni.

Këtë muaj do gjykoni me drejtësi, me sinqeritet, do bëni njëdiferencim të mprehtë mes gjësë së duhur dhe jo të duhur, se fjala e gabuar ndonjëherë më duket e tepërt. Këtë muaj duket se do e kuptoni se çfarë është më e mira, se çfarë është e vërteta në jetën tuaj.

Rrjedhshmëria e këtij muaji është shumë e bukur. Keni një reflektim mbi jetën tuaj por nuk ka mërzi në këtë mes, nuk ndjeni trishtim, ndjeni shpresë, dije dhe optimizëm. Ndoshta reflektimi juaj këtë muaj i përket botës, po gjykoni se çfarë ndodh përreth, se ku po shkojmë si shoqëri. Ndjenja juaj e përgjegjësisë dhe ndërgjegjësimi mbi atë që ndodh përreth, do rritet. Ndoshta do ndjeheni më të ndjeshëm dhe do e shprehni këtë gjë, do e ekspozoconi veten. Do lëvizni përpara me më shumë liri dhe harmoni.

Dyer ju happen këtë muaj sapo të qartësoni mendimet tuaja, dhe Ujori është në fakt një mendimtar i qartë si të thuash, dhe i pavarur. Jeni një vizionar dhe arkitekt i së ardhmes dhe do e ndjeni pushtetin tuaj këtë periudhë.

Ka shumë ngazëllim për ju këtë muaj, shumë energji pozitive dhe të pastër. Edhe ata që zakonisht kthehen në qënder të vëmendjes sepse nuk sillen siç i pëlqen të tjerëve, këtë muaj do tregojnë më shumë gatishmëri për të vepruar sipas rregullave. Gjërat këtë muaj do qartësohen, do ftillohen; edhe në dashuri, edhe në punë. Puna gjithsesi nuk do jetë fokusi juaj kryesor, fokusin tuaj kryesor e ka përjetimi i një ndjesie shpirtërore, diçka që rrit vibrimin tuaj shpirtëror, energjinë tuaj të brendshme. Këtë gjë mund ta përjetoni nëpërmjet liudhjes suaj me dikë; sepse lidhjet tormantike mund të bëhen dyer të eksperiencave magjike. Ky Qershor është magjepsës për Ujorin.

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike për të bërë porosinë tuaj.

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.