Ujori, parashikimi i mesit të dytë të muajit Shtator 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Ujor, Hënën në shenjën e Ujorit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Ujorit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Mund të merreni me një çeshtje ligjore. Ndoshta dikush ju ka bërë diçka dhe tani do vendosni që t’i riktheheni, ta sulmoni dhe madje edhe ta detyroni të përballet me ligjin.

Në jetën tuaj, nëse jeni beqarë, mund të kthehet një dashuri e vjetër që në të shkuarën e keni gjykuar negativisht, dhe mund të jetë një njeri me të cilin mund të krijoni një lidhje. Ky njeri në të shkuarën është ndjerë se ka humbur shumë prej jush dikur dhe tani do lëvizë shumë ngadalë me ju. Gjithsesi ky është një njeri shumë i rëndësishëm për ju. Mund edhe të jetë dikush me të cilin keni qënë të martuar më parë.

Gjatë kësaj periudhe do dalloni se sa ndikon përmirësimi i komunikimit tuaj në cilësinë e lidhjes. Në situatën mes jush në të shkuarën ndoshta dikush tradhëtoi, ndoshta dikush u ndje sikur i ngulën thikën pas shpine dhe tani çdo gjë duket ndryshe, tani çdo gjë do lihet pas.

Nëse keni qënë në një lidhje pa përkushtim, tani do e lini pas ose do kërkoni përkushtim.

Në pjesën e parë të muajit ju ka ndodhur diçka e mirë financiare dhe nëse s’ka ndodhur, do ndodh Brenda muajit. Një punë e re do ju ofrohet se s’bën nëse s’e keni filluar tashmë.

Ndoshta një njeri do t’ju afrohet dhe do vetëm një lidhje fizike me ju, lëreni pas. Nëse takoni dikë që vjen papritmas por nuk le vërtetë hapësirëp ër dyshime ,ndajeni frikën tuaj nga intuita, mos i përizeni. Përpiquni t’i besoni intuitës suaj ku vjen puna tek gjykimi mbi qëllimet e njerëzve.

Këshilla ime për këtë muaj është që t’i kushtoni vëmenje njerëzve që takoni. Mos u mahnisni shpejt apo kollaj prej njerëzve. Nëse jeni beqarë jepini kohë njerëzve për të treguar se kush janë në të vërtetë. Nëse jeni të lidhur, nuk kam shumë çtë them sepse astrologjikisht apo energjikisht komunikimi mes jush dhe partnerit duket shumë i mirë. Pas një periudhë të vështirë, jeni në një gjendje shumë më të paqtë dhe të rehatshme.

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike për të bërë porosinë tuaj.

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.

No Comments Yet

Comments are closed