Shigjetari, parashikimi i muajit Qershor 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Shigjetar, Hënën në shenjën e Shigjetarit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Shigjetarit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Këtë muaj do lehtësoheni prej presionit ku keni përfshirë veten, do besoni më shumë tek vetja dhe do përjetoni ndryshime pozitive. Mund të merrni frymë lirisht tani.

Një njeri me të cilin po merreni, i cili mund të jetë dhe vetja juaj, po jus jell qartësi dhe dije mbi jetën tuaj. Këtë muaj mund t’i dalloni qëllimet e njerëzve pas çdo fjale, pas çdo veprimi. Duhet që të tregoheni të vëmendshëm pas çdo gjëje që ndodh para dhe pas krahëve tuaj. duhet të tregoheni të vëmendshëm ndaj çdo dokumenti që nënshkruani, ndaj çdo marrëveshjeje që ju ofrohet. Duhet të lexoni me kujdes çdo kusht të një kontrate dhe të tregoheni shumë të mprehtë. Qielli iu ka dhënë një shpatë në dorë këtë muaj dhe duhet ta përdorni kundër çdo gjëje që nuk mbron interesat tuaja.

Duhet gjithashtu të ruani qetësinë me familjen, të tregoheni të vëmendshëm me fjalët që nxirrni nga goja dhe se ku e drejtoni “shpatën” tuaj.

Keni arsye për të festuar këtë muaj, duket se diçka po kthehet tek ju ose ju do ndjeheni se jeni në shtëpi aty ku jeni. Do ndjeheni të gatshëm për të ndërtuar gjithëçka nga e para aty ku jeni dhe kjo është një energji shumë pozitive. Këtë muaj duket se do e gjeni veten dhe gjithashtu mund të gjnei personin (pë rata që janë beqarë) që përputhet shumë mirë me ju në nivelin intelektual, gjë që për ju është shumë e rëndësishme. Është e rëndësishme për ju që të jeni pranë dikujt të aftë për të mbajtur një bisedë interesante dhe që e shpreh veten mirë. Keni një lidhje mendore me dikë që forcohet dhe do ndjeheni shumë rehat; do ju krijohet ndjenja e rehatisë shtëpiake me këtë person.

Për ata prej jush që janë ende në shkollë duke u edukuar, Qershori do ju bëjë mjeshtra të njohurisë tek e cila po investoni tani me kohë dhe energji. Ata prje jush që bëjnë një punë profesioniste, do e mjeshtërojnë punën e tyre dhe do ndjejnë shumë vetëbesim.

Këtë mauj duhet të merrni një vendim mbi një çeshtje dashurore dhe do e merrni me vetëdije të plotë; e keni të qartë destinacionin tuaj dhe qartësia është një bekim për tu entuziasmuar.

Një çeshtje që e keni lënë në të shkuarën, një aspekt të jetës apo vetes suaj, këtë muaj do e rizgjoni dhe do e çoni përpara me fisnikëri dhe lehtësi.

Këtë muaj keni fillime të reja, eksperienca të reja dhe do dalloni se sa mirë ju ka ndikuar eksperiencat tuaja të shkuara, gjërat që keni mësuar më parë do tregojnë vlerën e tyre tani. Ndjej entuziasëm për ju dhe ju duhet ta ndjeni gjithashtu.

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike për të bërë porosinë tuaj.

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.