Shigjetari, parashikimi i mesit të dytë të muajit Shtator 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Shigjetar, Hënën në shenjën e Shigjetarit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Shigjetarit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Po zmbrapseni këtë periudhë, këtë gjysëm të dytë të muajit, sepse keni nevojë të rigjallëroheni, të gjeni motivimin e humbur. Mund t’ju jetë bërë një ofertë që e keni refuzuar. Jeni të pakënaqur nga lidhja ku jeni të përfshirë. Është shumë e nevojshme për ju tani që të vlerësoni pak më mirë lidhjen tuaj. Mund të jeni ndjerë të palumtur nga lidhja juaj me dikë dhe tani mund të vendosni që të hiqni dorë dhe të gjeni një mënyrë për të dalë nga kjo situatë. Mund t’ju jetë bërë një ofertë prej dikujt, por këtë ofertë nuk e keni vlerësuar. Ose nuk keni vlerësuar ose s’do vlerësoni një ofertë që do ju bëhet, ose jeni ju ai që nuk është vlerësuar. Për momentin po përpiqeni që të mendoni përpara se të veproni. Po tregoheni më pak impulsivë dhe më shumë racionalë.

Mund të keni qënë të përfshirë në lidhje me një njeri që nuk ka patur moral shumë të mirë, ndoshta një njeri që nuk është besnik, ose jeni ju ai që po vlerësohet prej tjtrit si njeriu që nuk ka moralin apo vlerat e duhura për ta vazhduar lidhjen. Gjithsesi çfarëdo te ketë ndodhur, sido që të jetë pozicioni juaj, ju ka ndikuar dhe jeni emocionalisht të prekur tani. Ndoshta ky njeriu tjetër ka dashur të vendosë një lloj kontrolli mbi ju dhe tani gjatë pjesës së mbetur të Shtatorit do jeni më të ndërgjegjshëm mbi këtë dhe do e shëroni veten duke u ngritur në këmbë prap.

Keni shumë mundësi që të jetoni një lidhje të re dhe shumë pasionante me një njeri të ri. Duke qëne se tani shumë prej jush po mendojnë për eksperiencat e shkuara, tani do jeni më metodikë me hapat që do merrni në lidhjen mes jush dhe këtij njeriut tjetër. Tani gjithsesi nuk doni që të bëni lëvizje të shpejta, doni t’i merrni gjërat ngadalë. Ndoshta ka një lloj pabarazie mes jush dhe këtj njeriut tjetër sepse dikush jep më shumë seç merr (mund të jeni ju, mund të jetë tjetri). Do lindin dyshime prej faktit që gjërat do ecin shumë ngadalë.

Në momentin që do keni më shumë komunikim, gjërat do ecin shumë më mirë por me më shumë mundësi përpara kësaj, do jetoni një ndarje ose një shkëputje.

Gjithsesi të paktën dy njerëz do largohen prej jush tani. Mund të jetë një shenjë zjarri ose nëj njeri me zjarr në hartën e vet (Dashi, Luani dhe Shigjetari janë shenjat e zjarrit) dhe mund të largohet prej jush, pikërisht në periudhën kur ju doni të ndërtoni një bazë të qëndrueshme me dikë dhe prandaj po i merrni gjërat ngadalë, por pa komunikimin e duhur, gjërat do keqkuptohen.

Disa prej jush mund të mendojnë për martesë me dikë dhe mund të jetë një njeri shumë krijues, shumë fëmijënor, që i pëlqen të eksplorojë dhe të udhëtojë (pak a shumë si natyra juaj ndoshta por që do ju shtyjë të bëni gjëra të reja). Ky njeri mund të ketë shenjën e Luanit në hartën e tij. Keni shumë fat në lidhjen mes jush dhe këtij njeriu. Është një njeri që duhet të jetë në jetën tuaj, që i përket jetës suaj. Ka shumë mundësi që të zhvilloni një sjellje më kontrolluese në këto kohë gjithashtu. Mund të jetë një njeri që e njihni prej të shkuarës por që s’e kishit menduar seriozisht më parë.

Në Tetor do ndjeheni shumë më të hapur, shumë më të çlirët. Do gjeni shumë më shumë zbavitje dhe liri në këtë lidhje.

Keni pritur që t’ju rregullohen financat dhe jeni ndjerë të pavlerësuar për punën dhe mundimin që keni bërë dhe financat tuaja do përmirëoshen shumë në fund të muajit. Do ndihmoheni. 

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike për të bërë porosinë tuaj.

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.

No Comments Yet

Comments are closed