Peshqit, parashikimi i muajit Qershor 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshqit, Hënën në shenjën e Peshqve, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Peshqve. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Theksi këtë muaj i përket dashurisë, intimitetit, shkëlqimit tuaj, harmonisë dhe zgjidhjeve të problemeve. Shenja e Peshqëve është një shenjë uji por këtë muaj sjellja e Peshqëve është si e një shenje toke sepse energjia që vibroni këtë muaj është shumë sensuale, dhe shenjat e tokës janë të famshme për sensualitetin e tyre. Jeni shumë karizmatikë dhe sharmantë këtë periudhë. Shkëlqimi juaj do jetë shumë i madh dhe do tërhiqni shumë njerëz; kujdes me këtë pjesë sepe mund të tërhiqni dhe situata që nuk iu duhen.

Nëse jeni pjesë e një lidhjeje por kjo lidhje ka patur gjithmonë një problem të caktuar, tashmë këtë problem do e lini pas, nuk do merreni më me të. Ndërsa nëse jeni beqarë dhe keni patur një liudhje më parë, tani do e lini fare pas; nuk do ju shkojë nëpër mendje. Pra është një mauj ku lini shqetësimet pas dhe lidheni më shumë me kolegët, me shefin, çdo gjë rrjedh me më shumë lehtësi. Ka shumë bukuri përreth tani. Kjo nuk do të thotë që nuk do ketë stress. Për disa prej jush kjo bukuria përeth është një dëshirë, një ëndërr.

Shumë prej jush do punojnë dhe do dalin në ambjent të hapur për të përfunduar punët tuaja. shumë prej jush do kenë një eksperiencë shpirtërore të vetes.

Këtë muaj ka një Luan brenda jush, ka një disiplinë të hekurt dhe vullnet të madh për të arritur qëllimet tuaja. Keni shumë forcë dhe do e ndihmoni veten, do punoni me veten, do forcoheni (fizikisht dhe psikologjikisht). Do ndjeni shumë dëshirë dhe do jeni më aktivë intimisht.

Këtë muaj e keni të qartë se çfarë ju do shpirti, se për çfarë po thërret, dhe do filloni diçka të re. këtë muaj do prkatikoni më shumë vendosmëri dhe disiplinim të vetes.

Është muaj shumë produktiv.

Këtë muaj humori ju lëviz shumë spese munbd të merrnei me gjëra të së shkuarës dhe siç e thashë më lart, t’i lini pas, t’i mbyllni si çeshtje, gjë që kërkon pak mundim mendor.

Ajo që ju mbron këtë muaj është një orientues qiellor, një energji që ju jep orientim dhe ju ndihmon që të gjeni yllin që duhet të ndiqni. Kjo energji do ju ndihmojë që të merrni vendime në dashuri, në punë, në karrierë dhe në jetën tuaj në përgjithësi.

 Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike për të bërë porosinë tuaj.

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.