Peshqit, parashikimi i mesit të dytë të muajit Shtator 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshqit, Hënën në shenjën e Peshqve, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Peshqve. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Mund të jeni duke u marrë me një mosmarrëveshje që ka shkuar deri në përplasje ligjore. Jeni duke u përpjekur për të marrë një vendim, për të peshuar mundësitë që keni… a të kërkoni para, a të kërkoni tjetër shpërblim, a të zgjasni proçedurat e çdo lloj mundësie. Duket se telashi nuk ka përfunduar prej shumë kohësh por kur të përfundojë, do përfundojë papritmas, më në fund për ju.

Ju dhe dikush tjetër jeni disi kundërshtarë dhe ju dhe ky person ose do bëheni më miqësorë që t’i rregulloni gjërat, ose pas përpjekjessuaj për t’i rregulluar gjërat, do kaloni në një plan tjetër, do mendoni për një rrugë tjetër. Gjërat mund të rregullohen nëse tregoni durim dhe nuk mendoni se duhet t’i rregulloni të gjitha gjërat vetë. Njerëzit përreth nuk janë shumë të sinqertë me ju, sidomos disa njerëz në punë. Këto dy javë të fundit të muajit kërkojnë nga ju që të përpiloni dhe veproni sipas një plani sikur të jeni duke luajtur një lojë shahu… planifikimi është çelësi dhe ajo që duhet të planifikoni është një drejtim i ri… për veten, për biznesin tuaj ose për mosmarrëveshjen tuaj me dikë.

Në dashuri jeni në mendjen e dikujt dhe keni dikë në mendje. Disa prej jush janë duke jetuar një ndarje, një divorc dhe tani do ju duhet të tregoni shumë kujdes me mënyrën se si flisni, tregohuni të matur dhe me takt.

Sa më shumë t’i afroheni fundit të muajit Shtator, aq më e rëndësishme do jetë që të ruani një marrëdhënie të qetë dhe harmonike me tjetrin. Disa prej jush do fitojnë para, disa do paguajnë por do gjejnë mënyra të reja për të bërë para. Kur kjo situatë të përfundojë, shumë prej jush do duan të lëvizin, të transferohen, të ndërrojnë vend.

Ata prej jush që janë beqarë janë më praktikë tani, ndërsa ata prej jush që janë në një lidhje, jeni treguar distantë. Ose jeni ju ai që tregohet distant, ose tjetri. Gjithsesi këtë e bëni që të ecni përpara. Nëse nuk jeni të hapur me tjetrin, as ai nuk është me ju, dhe loja e shahut mund të përfundojë keqm mund t;ua bëjë mat tjetri dhe të mos ndjeheni të balancuar. Mos e rrezikoni paqen tuaj të brendshme duke bërë një sy qorr e një vesh shurdh… nuk ruhet kështu paqja dhe harmonia e vërtetë me veten.

Në lidhjen me partnerin, tregohuni të kujdesshëm që të tregoheni të kujdesshëm. Gjithsesi, do ketë ndryshime… më shumë përkushtim ose një ndarje që disi do jetë e planifikuar.

Tregohuni të kujdesshëm me tendencën apo prirjen tuaj për të pirë e për ta lënë veten shumë të lirë sepse nëse jeni beqarë dhe doni dikë, kjo lloj sjelljeje mund ta largojë dhe mund t’ju vijë keq pastaj. Sido që të jetë, përqafojeni ndryshimin që ju vjen (sepse ndryshime ka) dhe kini besim se një situatë më e mirë ju pret.

Paratë janë shumë mirë sepse njerëzit e afërm mund t’ju ndihmojnë që të mos shpenzoni sepse ata do shpenzojnë për ju.

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike për të bërë porosinë tuaj.

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.

 

No Comments Yet

Comments are closed