Peshorja, parashikimi i muajit Qershor 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshore, Hënën në shenjën e Peshores, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Peshores. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë program online: Café Astrology Birth Chart 

Këtë muaj fjalët kyçe për Peshoren janë vendosmëri, frymëzim, energji dhe luftë. Ky është një muaj disi turbulent për shenjën tuaj, do ketë shumë ngjarje. Mund të merreni me insitucione të ndryshme dhe kushdo të jetë ky insitucion; spitalor, politik, akademik etj, do ju lodhë shumë, do ju zvarrisë. Jeni gjithashtu në një muaj ku analizoni kufijtë që i keni vënë vetes, strukturën e mendjes suaj. Pavarësisht të gjitha gjërave që ju ndodhin, lodhjeve, mërzitjeve, zhgënjimeve, do dilni fitimtar këtë muaj duke disiplinuar veten. Mënyra se si përballoni apo menaxhoni diskutimin, mënyra se si silleni, është ajo që do vendosë apo do përvaktojë nëse do dilni si fitimtarë këtë muaj ose jo.

Në lidhje me partnerin tuaj, Qershori duket i qëndrueshëm në lidhje.

Qershori është një muaj kur duhet t’i përkushtoheni ndjenjave tuaja; të bëni ushtrime frymëmarrje dhe të shkoni pranë detit. Sa më shpesh të rrini pranë detit, aq më mirë. Madje nëse nuk mundtë hskoni në det, mund të merrni frymë pranë një gote me ujë dhe kripë… kjo është një këshillë që mund të tingëllojë e çuditshme por, it is what it is.

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike për të bërë porosinë tuaj.

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.