Luani, parashikimi i muajit Qershor 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Luan, Hënën në shenjën e Luanit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Luanit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Këtë muaj Luanin mund ta prezantoj disi kështu: në një mbrëmje të bukur, Luani krenar ecën drejt një lumi mbi të cilin ndriçon Hëna. Sheh figurën e vet mbi lumë dhe vrapon…

Ky është një muaj reflektimi: çfarë mund të kishit bërë ndryshe, çfarë duhet të bëni më mirë. Këtë muaj jeni të favorizuar për të ngjitur shkallë suksesi. Ajo që duhet të keni parasysh gjithsesi është që të mbani këmbët në tokë.

Muzika këtë muaj do jetë shumë e rëndësishme, Qershori do ju gjejë shumë me kufje në vesh ose me radion afër.

Po prisni që të zbulohet një sekret. Keni parë ëndrra vazhdimisht mbi një çeshtje apo mbi një situatë që keni përjetuar. Doni të kuptoni arsyen se pse dikush nuk ju vlerëson dhe ky njeri do rikthehet në jetën tuaj në muajin Qershor. Ka mundësi që në muajin Maj të jeni lodhur prej punës suaj, të keni arritur në pikën ku i keni thënë vetes se nuk doni t’ia dini më por këtë muaj do e rregulloni situatën. Mundet që një shef ose një koleg t’ju ketë prishur humorin. Ata prej jush që janë beqarë, mund të jenë përzierë ose ngatërruar me shefin ose kolegun e vet, dhe tani situata në punë është shumë e parehatshme.

Ne muajin Qershor do ju duhet që të bëni një ndryshim institucional (në punë ose në shkollë) që të ngriheni më lart.

Shumë prej jush mund të ndjehen të penduar mbi krijimin e intimitetit me dikë, sidomos me dikë që është në ambjentin e punës, siç e përmenda pak më lart. Në Qershor do ndjeheni sërisht të gëzuar dhe të lidhur me dikë. Do ju rikthehet apo forcohet ajo ndjenja e lidhjes që keni me dikë dhe kjo do ju gëzojë shumë.

Shumë prej jush do ndjehen të pasigurt nëse këtë muaj duhet të zhvendoseni për të jetuar së bashku me këtë person apo duhet ta lini pas.

Shumë prej jush të vijnë e të ikin nga jeta e dikujt vetëm sepse keni një nevojë financiare për ta.

Duhet të tregoni shumë durim në një moment zhgënjyes për ju nga një njeri i shenjës së Ujorit ose një njeri i një shenje uji (mund të jetë shenja e Hënës ose e ashendentes kjo e këtij personi). Ky njeri është treguar shumë i zmbrapsur dhe mund të jetë shumë frikacak sepse nuk do që të përballet me ju, me argumentin tuaj. Keni pritur që ky njeri të tregojë më shumë përkushtim në lidhjen tuaj, jo domosdoshmërisht martesë por më shumë përkushtim dhe devotshmëri, ndërkohë që kjo gjë nuk ju ka ardhur. Ky njeri mund të jetë i ndërgjegjshëm për këtë fakt dhe për faktin që nuk ju ka trajtuar siç meritoni dhe ndjehet keq për këtë. Mos e bëni këtë njeri të ndjehet fajtor. Lëreni t’ju tregojë veten me kalimin e kohës. Me këtë njeri mund të bëni binjakë në të ardhmen, nëse jeni pjesë e një situate si kjo që po përmend tani.

Këtë Qershor do ndjeni një zhgënjim prej një bashkëpunimi financiar, ose do ndjeni një zhgënjim prej pengesave në punë. Do pyesni veten nëse ia vlejnë ato që fitoni për aq sa hiqni ose nëse po shpërbleheni mjaftueshëm në proporcion të drejtë me atë që po punoni. Do fitoni para këtë muaj edhe pse pengesat financiare apo pengesat në punë nuk do jenë të pakta.

Ka mundësi që një njeri manipulues, i cili mund t’ju ketë lënduar më parë ose ju mund ta keni lënduar më parë dhe situata mes jush është e tensionuar, tani ju akuzon për mashtrim ose tradhëti dhe ju në këtë situatë do mbroni veten. Do e pyesni këtë person se pse (më vjen vetëm një shprehje në mendje që ndoshta nuk duhet ta përdor) vazhdon të përmendë të njëjtën gjë, pse vazhdon t’i rikthehet të njëjtës situatë.

Këtë muaj mund të realizoni çfarë të doni, mund të realizoni ëndrrat tuaja brenda tre javëve ose brenda tre muajve, të transformoni punën tuaj komplet.

Lidhja juaj dashurore do shpëtohet brenda dy javëve të para të Qershorit (pë rata që ndjejnë se janë disi në fije të perit) dhe kjo do ndodhë (ose do shtyhet) për shkak të një lehtësimi financiar; dikush do ju mbështesë financiarisht ose thjesht do fitoni më shumë. Mund të jeni ndjerë se nuk mund të dilni dhe t’i përkushtoheni një partneri derisa financat tuaja të marrin një drejtim pozitiv.

Nëse jeni duke u marrë me një njeri të shenjës së Shigjetarit (mund të jetë dhe shenja e Hënës ose ashendente e tij) ka mundësi që në këtë mes, ju ose ai të ndjeheni të varur prej tjetrit (mund të jetë dhe varësi financiare) dhe duhet ta rishikoni si lidhje.

Disa prej jush këtë muaj do e lirojnë veten prej nje lidhjeje që më parë iu është dukur shumë e mirë, iu është dukur si shpirti binjak.

Disa prej jush kanë gjetur një dashuri të re dhe mund ta keni shumë të vështirë që të lini dikë tjetër pas, njeriun me të cilin jeni dhe e ndjeni prej shumë kohësh si peshë mbi supe. Ka ardhur momenti për ta lënë të lirë këtë njeri. Mund të jeni duke pritur mesazhe prej dikujt, mund të keni parë ëndërr (ose të shikoni ëndërr) se po komunikoni me këtë person por gjithashtu mund të ndjeni me intuitë se ky person po merret me dikë tjetër, pra se jeni pjesë e një trekëndëshi.

Në muajin Qershor ju do merreni me dikë me të cilin jeni marrë dhe më parë, jo vetëm në të shkuarën tuaj në këtë jetë por edhe përpara kësaj (për ata që besojnë në jetët e shkuara). E keni përfshirë veten shumë në këtë situatë. Keni bërë diçka që ju përfshin shumë. Keni bërë kompromis me dinjitetin dhe respektin për veten. Janë disa gjëra ose karakteristika të ëtij njeriu që i keni anashkaluar, megjithatë optimizmi juaj mbetet i fortë që çdo gjë do vazhdojë në favorin tuaj.

Disa Luanë po përfshihen në një situatë fejese por ka pakënaqësi (nga ana juaj ose nga ana e tij/saj). Duhet të merrni një vendim shpejt nëse doni që t’i përkushtoni më shumë energji kësaj marrëdhënieje apo jo.

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike për porosinë tuaj.

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.