Bricjapi, parashikimi i muajit Qershor 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Bricjap, Hënën në shenjën e Bricjapit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Bricjapit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Fjalët kyesore të këtij muaji janë tension, konflikt dhe rritje personale, zhvillim i vetes. Ndoshta vetë koha që kalon e ofron këtë të fundit gjithsesi, por ky muaj do e sjellë këtë gjë në veçanti, do e ndjeni dhe vetë. Është një muaj ku luftoni shumë për të ecur përpara. Të paturit konflikte me dikë do ju ndihmojë që t’i shikoni gjërat ndryshe.

Ngjarjet e këtij muaji janë të papritura për ju, nuk i keni menduar më parë. Duket se diçka vjen prej askundit dhe do merrni disa vendime të papritura për që të gjithë. Këtë muaj doni të zbaviteni, të shprehni veten, të gëzoni shumë. Këtë muaj ka shumë të qeshura por ndërkohë që ecni përpara, nuk e shikoni me vëmendje se çfarë po ndodh përreth jush. Doni thjesht të shijoni momentin. Kjo gjë mund të shkaktojë tension dhe konflikte, të papritura. Njerëzit përreth jush nuk janë gati për ndryshimet tuaja, për lëvizjet që do bëni.

Këtë muaj iu kërkohet shumë durim. Nëpërmjet durimit do arrini të kombinoni mendimin me veprimin, për të bërë diçka të re ose më saktë, për të shijuar diçka të re. Mos i injoroni të tjerët, mos ulni kokën dhe vraponi me ato brirët e Bricjapit përpara, mos u tregoni kokëfortë sepse mund të hasni në surpriza jo pozitive, jo aq të gëzueshme sa humori juaj. Mund të qeshni por duhet të vëzhgoni përreth gjithashtu.

Duhet të kërkoni zgjidhje që janë në harmoni me që të gjithë.

Ju e zotëroni atë pjekuri emocionale për tu ballafaquar me situata të ndryshme, për të vazhduar me atë gjënë e re që nisur sepse prakticiteti është një prej gjëravë që zotëron Bricjapi dhe që iu ndihmon shumë, edhe pse gëzimi është pak dehës dhe turbullues për që të gjithë. Jeni shumë të ndërgjegjshëm mbi ndjenjën e përgjegjësisë që keni dhe kjo gjë mund t’ju ndihmojë të tërhiqeni pak kur të jetë momenti i duhur për këtë gjë. Përgjegjësia dhe Bricjapi janë dy gjëra pranë njëra-tjetrës dhe kjo do ju shpëtojë (mund) nga energjia e shkujdesur që qëndron mbi kokën tuaj këtë Qershor.

Keni vullnet këtë muaj për të shfrytëzuar maksimalisht një situatë. Keni dy muaj që përpiqeni për të rregulluar një situatë dhe në Qershor zgjidhja është më afër, më prezente, sepse guximi juaj rritet nën qiellin e këtij muaji. Shkallët e karrierës, shkallët e jetës në përgjithësi madje, këtë muaj ngjiten shpejt. Çdo ditë do mundoheni që t’ia dilni pak më mirë se më parë dhe do peshoni mundësitë që keni për të vendosur se kush do jetë hapi i rradhës.

Këtë muaj do shijoni prezëncën tuaj, thjesht faktin që jeni gjallë e nw jetë… është një energji shumë pozitive. Edhe pse e thashë që konflikti apo tensioni me dikë është prezent, ju veten tuaj do e shijoni shumë dhe kjo do ju ndihmojë çdo ditë. Gjërat që nuk ju duhen më, gjërat që ju lejnë mbrapa, do i lini pas dhe do çliroheni nga disa kurthe psikologjike që keni patur deri tani.

Ju duhet ky muaj që të lidheni me veten. Qershori është një muaj shumë interesant për Bricjapin.

 Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike për të bërë porosinë tuaj.

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.