Bricjapi, parashikimi i mesit të dytë të muajit Shtator 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Bricjap, Hënën në shenjën e Bricjapit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Bricjapit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Disa prej jush ndjehen shumë konfuzë. Keni ndarë një të vërtetë nga zemra por kjo e vërtetë mund të ketë krijuar disa probleme. Këtë gjë mund ta keni krijuar në punë. Edhe pse e dini që kjo është e vërteta juaj, nuk doni ta pranoni dhe do ju duhet t’i bini nga Kina që të rregulloni atë që është bërë. Duhet të pranoni atë që keni bërë. Nëse keni gënjyer, mos u tregoni të fortë dhe në gabim por pranojeni fajin. Nëse dkush ju ka gënjyer juve, është shumë e vështirë që t’i besoni. Jeni në një situatë që është mendërisht shumë e lodhshme sepse ky njeriu tjetër nuk do qëta pranojë agabimi nqë ka bërë. Mund të jetë një njeri me një shenjë ajri në hartën e vet (Binjakët, Peshorja ose Ujori) ose mund të jetë një Shigjetar.

Nëse jeni ju ai që ka bërë diçka gabim, nëse ju i këni bërë diçka të keqe dikujt pa menduar se ky njeri mund tju kthehet, ka mundësi që ta keni menduar gabim… kështu që bëni kujdes se do ju kthehet mbrapsht. Ndërsa nëse jeni ju ai që po vuani nga dikush, gjërat do shkojnë shumë shumë mirë për ju, shumë shumë shpejt.

Paratë këto kohë mund të kenë qënë më pak, mund të keni patur më pak shitje, të keni patur më shumë pakënaqësi nga klientët dhe ndoshta dhe përplasje. Tani do keni (të paktën) një ide të re se si të përshpejtoni rritjen e të ardhurave tuaja. Ndjeheni më sipërmarrës këto kohë dhemë të fokusuar. Gjërat do jenë në rregull. Mund të keni një konkurrent ose një njeri që po përpiqet që t’ju konkurrojë apo të marrë nga klientët tuaj. Ky njeri mund të jetë Dash ose të ketë Dashin në hartën e tij por gjërat do lëvizin në bazë të asaj se sa etikë keni qënë ju në punën tuaj… pra varet nga ju, nga sjellja juaj. Shpresoj më të mirën.

Disa prej jush ndjehen shumë më rehat kur janë vetëm por gjithashtu kur jeni vetëm tani keni më shumë dilema, edhe mbi jetën tuaj dashurore. Pjesërisht doni që të largoheni sepse ndjeheni sikur s’po ju le ky njeri që të jeni vetvetja, por dhe nuk doni të largoheni. Keni konflikt me veten tani. Ndoshta pas një debati do e merrni vendimin që të largoheni, kur ta keni shumë të qartë që meritoni më shumë se lidhja ku jeni të përfshirë tani (për ata prej jush që janë shumë të pasigurt dhe kështu siç po interpretoj). Ky njeriu prej të cilit doni të largoheni, mund të ketë Ujorin në hartën e tij.

Për disa prej jush, çelësi i kurimit të mendjes së lodhur dhe lidhjes suaj, do jetë ndarja e dyshimeve tuaja me partnerin. Ju sugjeroj që nëse jeni të pasigurt, t’i jepni një mundësi, por flisni me qetësi sepse me këto planetet e zmbrapsura, mundësitë për keqkuptime janë shumë të mëdha. I fituar është ai që ruan qetësinë, ka durim dhe thjesht nuk nis zënka. 

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike për të bërë porosinë tuaj.

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.

No Comments Yet

Comments are closed