Akrepi, parashikimi i muajit Qershor 2017

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, vlen për njerëzit që kanë Diellin në Akrep, Hënën në shenjën e Akrepit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Akrepit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Café Astrology Birth Chart 

Muaji Qershor për Akrepin dallohet për qëndrueshmëri, vetëbesim, dhe lidhjen me familjen pra ky do jetë një muaj shumë i qëndrueshëm për ju, shumë prej jush do ndjejnë shumë vetëbesim dhe është shumë e rëndësishme që të afroheni me familjen tuaj. Lidhja me familjen është e rëndësishme që të vijë në vëmendjen tuaj sepse me shumë mundësi do largoheni fizikisht prej familjes, ose jeni larguar tashmë dhe keni nevojë për t’i dhënë e për t’i marrë vëmendjen. Në këtë muaj sjellja juaj është e përmbajtur dhe e ftohtë disi por keni një mundësi për të hapur zemrën tuaj dhe për tu ndjerë të përmbushur prej kësaj situate.

Këtë muaj do veçoheni prej të tjerëve, do zmbrapseni dhe nuk do jeni shumë socialë apo shoqërorë. Këtë muaj do fokusoheni tek ndërtimi i jetës suaj të brendshme shpirtërore, tek rritja e ndërgjegjësimit për veten dhe tek zgjerimi i ndërgjegjes tuaj. Thjesht gjithashtu do shkëputeni pak prej familjes për shkak të kësaj energjie. Mos u shkëpusni shumë, mbajeni mendjen të përqëndruar dhe kini parasysh se familja juaj ka nevojë për ju. Pavarësisht se në këtë muaj mund të kaloni dhe përjetoni shumë ndryshime, nuk duhet ta shmangni komunikimin me familjen, përndryshe do i shqetësoni dhe frikësoni. Kur askush nuk ju kupton (sepse ju nuk lini hapësirë të kuptoheni), fillojnë që t’ju tërheqin për të dalë nga shpella ku keni futur veten dhe përfundoni në një parehati. E vetmja gjë që duhet të bëni është të thoni se po merreni me diçka brenda vetes tani, nuk ka të bëjë me familjen tuaj dhe se e doni shumë familjen tuaj, nuk doni që t’ju braktisin por doni që t’ju japin pak kohë. Duhet të komunikoni në një mënyrë të ëmbël, të mbushur me dashuri dhe të ndërgjegjshme.

Këtë muaj do merrni shumë dashuri, mesazhe dashurie, dhe gjithashtu do jepni shumë.

Në punë këtë muaj do ulni kokën dhe do përqëndroheni tek puna që keni për të bërë. Keni një qëndrueshmëri në punë dhe jo një ndryshim të madh. Edhe nëse do ndryshonivend pune, mund të bëni pak a shumë të njëjtën gjë, ose mund të filloni një punë të dytë por prap vazhdoni me të parën.

Puna juaj më e madhe këtë muaj lidhet me familjen, me vëmendjen që duhet t’i jepni anëtarëve të saj. Tregohuni të vëmendshëm ndaj mënyrës se si komunikoni me ta.

Mos harroni që të qëndroni të magjepsur apo të dashuruar me botën. Mos u fshini brenda vetes suaj por shikoni me kuriozitet dhe gëzim se si është bota, se sa ndryshime ka. Mos harroni që bota është një vend magjik dhe ju jeni pjesë e magjisë së saj. Thjesht duke qënë vetvetja, do shijoni më shumë seç mund të kishit ndërmend këtë muaj.

 

Nëse jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik, mund të klikoni mbi: Harta Astrologjike për të bërë porosinë tuaj.

Parashikimi i muajit realizohet nga administratorja e faqes Horoscope.

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.